- Ndryshimi ndermjet Infiltrimit dhe Ekstravazionit
Si ta kuptojme qe ka ndodhur nje infiltrim?
1-Krahasojme te dyja ekstremitetet (ana qe eshte vene vigoni me anen qe nuk eshte vene vigoni)
2-Me nje gisht ushtrojme presion tek zona 2-3 cm mbas vendit ku ka ndodhur flebotomia.Nqs rrjedhshmeria e likideve ndalon do te thote qe jemi ne vene,ne te kundert mundesia qe po ndodh nje infiltrim eshte e madhe.
Nqs grada e infiltrimit eshte serioze atehere pervec ngritjes se gjymtyres ne nivel te larte (pergjithesisht siper nivelit te kraharorit, dmth zemres) duhet edhe perdorimi I kompresave me natyre te ftohte ose te ngrohte,(ne varesi te llojit te medikamentit te aplikuar).
Pergjithsesisht nqs medikamenti qe ka infiltruar eshte me natyre izotonike,nje komprese e ngrohte sugjerohet qe te aplikohet mbi zonen qe ka ndodhur infiltrimi,e cila redukton diskomfortin (shume rralle ka dhimbje) dhe nxit absorbimin duke rritur qarkullimin e zones te demtuar.
Megjithate ka edhe raste te vecanta si psh ne infiltrimin e likideve me perbajtje KCl ne te cilat jane te rekomanduara kompresat e ftohta.
fig 1. Infiltrimi,foto ilustruese
Si ta kuptojme qe ka ndodhur nje ekstravazion!
Ekstravazioni quhet kur medikamenti i cili infiltron eshte me natyre ‘agresive‘,shkakton demtim te indit subkutan, mund te jete psh medikamentet kimioterapeutike,Mannitoli apo dhe shume te tjere me natyre agresive dhe demtuese te indit sub kutan.
Medikamentet me natyre irrituese shkaktojne dhimbje ne zonen e vendosjes se vigonit dhe ne disa raste edhe pergjate linjes vazhduese te venes.
Rastet e ekstravazionit te medikamenteve me natyre agressive mund te shkaktojne deri ne dhimbje shume te forta,demtim te indit subkutan,veshtiresi te levizjes te zones se demtuar deri ne infeksion.Trajtimi ne rastet e ekstravazionit varet nga disa faktore si psh –ne varesi te medikamentit irritues dhe sipas protokolleve specifike qe duhet te jene te mirepercaktuara.
Disa medikamente qe mund te shkaktojne demtim te indit (ekstravazion)
Kujdesi Infermieror
- Stafi mjekesor duhet te jete iinformuar per cdo rast (menjehere) te demtimit si pasoje e ekstravazionit
- Shumica e ekstravazioneve jane te shkalles se pare ose te dyte dhe nuk eshte se kerkojne masa kirurgjikale riparuese
- Grada e dyte dhe e trete jane me te prirura per te shkaktuara nekroze te indit dhe nderhyrjen e kirurgjise plastike,e varur ne varesi te medikamentit qe ka shkaktuar demtimin
- Studimet rekomandojne aplikimin e hialuronidazes per te ulur shkallen e demtimit ne rastet e ekstravazionit
- Kujdes!Hialuronidaza nuk duhet te perdoret ne trajtimin e ekstravazionit nga medikamente me efekt vazokonstriktor si dopamina,epinefrina,norepinefrina etj.
- Vendimi per te perdorur ose jo hialuronidazene eshte nje vendim qe merret nga mjeku primar dhe duhet te shenohet tek trajtimi mjekesor qe merr pacienti.
- Per efekte te mira perdorimi ihialuronidazes duhet te aplikohet brenda oreve te para nga ndodhja e ekstravazionit
Vemendje! Observoni pacientin per Temperature ose ‘Frisone te menjehershme’!
Bibliografi
https://www.childrensmn.org/educationmaterials/childrensmn/article/16565/infiltration-and-extravasation-care/#:~:text=The%20difference%20between%20an%20infiltration,it%20is%20called%20an%20extravasation.
https://www.medscape.com/viewarticle/817907
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/17667395/
Punoi: Msc Erald Cocka
Mbeshteti: BSH i KSHI
email: [email protected]