Infarkti I Miokardit
Infarkti I miokardit eshte okluzioni (mbyllja) 100% e nje prej arterieve koronare, pergjegjese per furnizimin me gjak te nje regjioni te caktuar te zemres, ne munges te ketij furnizimi shkaktohet e ashtuquajtura nekroze iscemike e zemres, qe eshte nje demtim I parikuperushem i saj duke shkaktuar nxirje dhe shkaterim te plote te zones qe nuk furnizohet me gjak.
Shkaktaret:
Ne 90% te rasteve infarkti I miokardit ndodh si pasoje e nje obstruksioni qe vjen si pasoje e nje trombi e shkaktuar nga arterioskleroza koronare dhe ne 10% te rasteve ndodhin nga:
- Spazma e enes koronare;
- Shifra te larta te tensionit arterial;
- Formimi I nje koaguli, I cili me ane te qarkullimit te gjakut shkon dhe bllokon enen koronare;
- Perdorimi I drograve te ndryshme.
Klinika:
Pacienti ndjen nje dhimbje te forte ne anen e majte te kraharorit, ne regjionin retro-sternal te tipit djeges, shpues, shtrengues, e cila mund te shoqerohet me mpirjen e krahut te majte, te shpatulles se majte deri ne nofull, e cila zgjat me teper se 30 minuta, dhimbja shoqerohet me nauze dhe te vjella. Pacienti ndihet soferent, shpesh shfaqet cianoze e buzeve, djerse te ftohta e gjithashtu dhimbja ne infarktin e miokardit nuk qetesohet me trinitrine, por me morfine, pulsi mund te jete i shpejte dhe tensioni arterial shpesh i levizshem, tonet e zemres jane disi te largeta dhe degjohet toni i 4 apo nje zhurme e lehte sistolike nga disfunksioni i muskujve papilare. Dhimbja e gjoksit atipike ndodh tek diabetikët, por edhe në pleqëri. Sidoqoftë kjo mund të jetë e pranishme edhe ne ndonjë pacient tjetër, por këto shenja janë të barasvlefshme me anginën.
Frymëmarrje e shkurtër (mbajtje e frymës) është e pranishme në pacientët anginoz, por edhe në ata me insuficiecë kardiake. Mekanizmi i zhvillimit është rritja e presionit diastolik në ventrikulin e majtë dhe si rrjedhojë edhe në venën mushkërore. Rritja e presionit diastolik ndodhë nga dëmtimi i muskulit kardiak si rezultat i IM.
Elektrokardiograma.
EKG eshte nje nga metodat me te rendesishme diagnostikuese te infarktit sidomos ne oret e para te shfaqjes se saj. Ne EKG infarkti i miokardit shfaqet me supranivelim te segmentit ST dhe dhembi T eshte negativ, nese shfaqet edhe vala Q patologjike e thelle atehere vendoset vula per diagnostikimin e semundjes dhe per nje infarkt te gjere dhe trans-mural.
Trajtimi medikamentoz (akut)
- Konsiston në rregullimin e perfuzionit në vendin e bllokuar, në mënyrë që zona e dëmtuar të rifitojë aktivitetin e saj normal.
“MONA” eshte skema qe perdorete per trajtim te Infarktit te miokardit:
M- Morfine;
O- Oksigjen;
N- Niytrogliceriene;
A- Aspirine.
Trajtimi bazohet në 3 pika kryesore:
- a) regullimin e balancës të prishur të oksigjenit midis kërkesës dhe ofertës;
- b) qetësimin e dhimbjes;
- c) parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve që mund të lindin.
- Trombolitik terapi ka treguar një rritje të mbijetesës në atë grupe pacientësh që është përdorur. Trombolitikët duhet të administrohen 12h e para kur vërehen simptomat, ngritje e segmentit ST më shumë se 0.1 mV, në më shumë se dy lidhje në ECG, ose ulje të segmentit ST në lidhjet anteriore. Aktivizuesi i plasmogjenit indor (t-PA) është superior ndaj streptokinazës duke patur një shpejtësi më të madhe në shkrirjen e trombit. Së fundi është treguar më efikase kombinimi i trombolitikëve me antagonistët e receptoreve IIb/IIIa siç është abciximab.
- Aspirin (p.sh. 500 mg p.o. ose i.v. nëse pacienti vjell), duhet të jepet gjithmonë në fazën akute. Ky dozim mos të ngaterrohet me dhënien profilaktike (p.sh. 100 mg në ditë).
- Clopidogrel (p.sh. 4 x 75mg p.o.), edhe ky jepet gjithashtu si profilaksë (e shtrenjtë) në vend ose shtuar Aspirinës (75mg në ditë).
- Betabllokusit reduktojne infarktet dhe isheminë rekurente nëse përdoren 24h e para pas IM, efektet anësore janë të pakta dhe përdorimi do të jetë i vazhdueshëm.
- Statina (si p.sh. Simvastatin 40mg).
- Heparine (dhe antikoagulantet e tjerë) ka treguar një rol ndihmës në pacientët që përdorin t-PA dhe nuk kanë dhënë efekt në ata që përdorin streptokininë. Gjithashtu heparina përdoret në pacientët që do të kryejnë angioplastikë, dhe pak të dhëna ka për efektin e tyre pas IM akute.
- Nitratet që përdoren pas IM nuk ndryshojnë prespektivën, po ata përdoren 48h e para në pacientet simptomatik.
- ACE inhibitorët e reduktojnë ritmin e vdekjeve pas IM. Administrimi i ACE-i sa më shpejtë të mundet dhe sa më gjatë të jetë e mundur në pacientët të cilët nuk kanë kundërindikacione. Janë tepër të dobishëm në pacientët me disfunksion ventrikular. *Bllokusit-receptorit-angiotenzinë përdoren në rastet kur ACI-i japin efekte anësore të pa tolerushme, si kolla etj.
Angioplastia koronare
- Angioplastia koronare transluminale perkutane (PTCA) ka dhënë rezultate më të larta se tromboliza në qendrat e specializuara. Me anë të një katetri me hyrje në një arterie periferike, lëndë kontrasti (ngjyrues) e rentgenit vëzhgohen arteriet koronare e mund të zhbllokohen, p.sh: me anë të një baloni, e të implantohet një stent (skelet metalik) për të mbajtur hapur enen e gjakut që ishte mbyllur ose ngushtuar. Gjithashtu PTCA është e dobishme në rastet kur tromboliza nuk këshillohet (si p.sh. NSTEMI).
Bypass Aortokoronar
Bypassi Aortokoronar (revaskularizimi kirurgjikal ) eshte nje procedure e perdorur pikerisht per te rritur fluksin e ulet ne enet e gjakut duke perdorur ene gjaku te shendeteshme per ti transferuar dhe graftuar per kete qellim. Ne pjesen me te madhe te rasteve enet qe perdoen per graft meren ne pjese te tjera te trupit zakonisht vena safene, te marra ne nivelin e kembeve ose arteria mamare e majte, e cila perdoret per tu vendosur ne arterien e quajtur descedentja anteriore e majte (kjo e fundit eshte nje nga enet me te rendesishme per ventikulin e majte ) dhe perdorimi i ketij grafti rrit suksesin e revaskularzimit kirurgjikal.
Kjo procedure kryhet nen anestezi totale. Kryhet nje prerje ne qendren e sternumit ne menyre qe te arrihet te shihet zemra dhe mushkerit, zemra ndalohet (procedue e quajtur kadioplegji) dhe qakullimi i gjakut tansferohet ne nje makine qarulluese kardiopulmonare. Kjo teknike specifike merr persiper rolin e zemes ndersa kirugu kryen graftet. Ne mbarim te operacionit zemra rivihet ne pune. Operacioni mund te zgjasi 3-6 ore ne varesi te rendesise se semundjes dhe numrit te grafteve te vendosura dhe pacientet transferohen ne njesine e reanimacionit per tu ndjekur postprocedure.
Mjekimi pas daljes nga spitali eshte shume I rendesishem. Pacienti pas 1-3 ditesh duhet te cohet dhe te eci, te beje levizje te shkurtra per te evituar hipotensionin-ortostatik, rritjen e menjehershme te frekuences kardiake.
E rendesishme eshte ndryshimi i menyres se jeteses, asprina jep shume benefite pasi ka rendesi ne qarkullimin e gjakut dhe ne ruajtjen e viskozitetit te gjakut. Fillohet nje aktivitet fizik pas 3-6 javesh me nje program stervitor I lidhur ngushte me tensionin arterial, uljen e kolestrolit, triglicerideve, monitorimin e glicmise dhe te gjithe faktoreve te cilet cojne ne formimin e pllakes artero-sklerotike qe ka qene pergjegjese per infarktin akut te miokardit.