NJOFTIM
Konferenca e pare ndërkombëtare shkencore e KSHI
Lajmi më i fundit, që po qarkullon këto kohë, është njoftimi që ka bërë KSHI në lidhje me realizimin e konferencës vjetore me Tematikë: ‘‘Fokusi i Infermierit në urgjencat mjekësore, nëpërmjet praktikave dhe të rejave shkencore‘‘, me datë 12 Nëntor 2022.
Në fakt edhe në adresat e KSHI, kanë ardhur shumë telefonata, sms dhe e-maile në lidhje me informacione të detajuara që duan të dijnë kolegët jo vetëm nga Shqipëria, por edhe në diasporë dhe përtej kufijve.
Ajo që për momentin duhet të dini është që Konferenca do të jetë e një cilësie maksimale si nga ana organizative, por sidomos nga ana shkencore e materialeve.
Për këtë qëllim është ngritur nga ana e KSHI, komisioni I vlerësimit të materialeve dhe abstrakteve.
Sic edhe e dini abstraktet kanë filluar të dërgohen në adresë të KSHI dhe vetëm ato më të mirat mbasi të filtrohen nga komisioni do të përzgjidhen.
Afati I fundit I dorëzimit të abstrakteve do të jetë data: 5 Tetor 2022.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të referojnë janë të lutur të dërgojnë abstraktin bashkangjitur CV (curriculum vitae) personale të tij.
Standartet e punimit të abstraktit janë si më poshtë (shiko foton):
Kontakte:
e-mail: [email protected]
whatsapp: 0698081902
Ju faleminderit!