Indikacionet për ushqim nazogastrik SNG janë:
– të sëmurët rëndë sidomos te gjendjet septike,
-te gjendjet komatoze,
-te dëmtimi i mukozës së kavitetit oral,
-mungesa e refleksit Gag,
-te foshnjet pas djegieve të thella,
-pas operimeve tëndërlikuara,
– te politraumat,
-tek i sëmuri me frymëmarrje artificiale (drejtuar)
-dhe në përgjithësi te kaheksitë e theksuara.
Ushqimi që jepet nëpër sondë, duhet t’u përshtatet nevojave fizilogjike dhe plotësuese të organizmit, sipas llojit dhe natyrës së sëmundjes.
Përpara dhënies së sasisë së paracaktuar nga mjeku të ushqimit npm SNG infermieria kontrollon nësë sonda është në stomak për të shmangur koplikacionet si kalimi i ushqimit ne rrugët respiratore.
Kemi 3 metoda për kontrollin e tubit nazogastrik.:
- 1.Me anë të një shiringe në fund të tubit nazogastrik aspirojmë permbajtjen e stomakut. Kur tubi është në stomak përmbajtja ushqimore kthehet (permbajtja duhet te jete me natyre acide,perdorim leterlakmuesin).
- 2.Konfirmimi imazherik (grafi),i cili eshte me i sakti.
- 3 . Me anë të një shiringe futim pak ajër në fund të tubit dhe me një stetoskopi të vendosur mbi stomak dëgjojmë ajërin që futet në stomak.
Përpara futjes së lëndëve ushqyese në tubin nazogastrik :
- Ngrojmë ushqimin në temperaturën e dhomës;
- Vendosim pacientin në pozicionin 45 grade , semi fowler për të shmangur regrutacionin;
- Kontrollojmë për stazë ;
- Hedhim ushqimin ngadalë dhe shmangim hyrjen e ajërit në stomak.
- Dokumentojmë sasinë e ushqyerjes ;
- Shplajme sondën me ujë të pastër per të mos ndodhur bllokimi i saj nga sasite ushqimore të mbetura përgjatë saj.
- Nësë është e mundur pacienti vendoset shtrirë djathtas;
- Ndihmojmë pacientin në higjenën e gojës për të shmangur irritimin e membranave.
Bibliografi
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/31056115/
https://emedicine.medscape.com/article/80925-technique
Punoi: Msc Mbaresa Cela
Msc Erald Cocka