Anetari i bordit shkencore të KShI-se Msc.Ass Muhamet Kadrija PhD Cand. Në cilësin e Pedagogut nga Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti Publik i Gjakoves “Fehmi Agani” ka qëndruar në Ghent të Belgjikës, nën organizimin e Artevelde University of Applied Sciences, Ghent, Belgium, nga data 28.01.2023 deri 04.02.2023, ku është mbajtur trajnimi në nivel global nga fusha e Kujdesit Paliativ IPPE.
Në këtë trajnim, përveç pjesëmarrësve nga shtetet e ndryshme të Europës, SHBA dhe Afrika, ka patur pjesemarres edhe nga vendet e tjera të ballkanit
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte “Kujdesin Paliativ dhe në fund të jetës” nga fusha klinike mundësinë për të bashkëpunuar në ekipe ndërkombëtare, ndërkulturore dhe ndërdisiplinore për kujdesin ndaj klientëve në stadin e fundit të jetës së tyre (kujdes paliativ).
Përmbledhja e trajnimit përbëhet nga tema të ndryshme: komunikimi, kontrolli i dhimbjes dhe simptomave, kujdesi plotësues, dhimbja shpirtërore dhe ekzistenciale, aspektet etike dhe vendimet mjekësore për fundin e jetës, eutanazinë, kujdesin paliativ dhe të drejtat e pacientëve. Përvoja dhe eksperiencat personale ndaj klienteve në stadin e fundit te jetes, qasjet interdisiplinare, dhe multidisiplibare , kujdesin spiritual, fizikal, teknikat e aromaterapis, terapisë fizikale, meditimit, terapis virtuale dhe elemente tjera praktike.
Muhamet Kadrija