NJOFTIM
KURSI TEORIKO-PRAKTIK
Të nderuar kolege Infermier por jo vetëm!
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë që në datën 19 Prill 2023 do zhvillojmë në Tiranë Kursin Teoriko-Praktik,mbas shume bisedimesh me kolegët tanë të nderuar që ushtrojnë profesionin e tyre prej vitesh në Itali.
Jemi të vendosur në shkëmbimin e eksperiencave dhe të rejave shkencore në funksion të profesionit tonë.
Ky është edhe qëllimi kryesor i Kërkimi Shkencor Në Infermieri.
Mbështetja juaj e përditshme na jep forcë për të punuar më shumë dhe të sjellim projekte akoma më të bukura afër jush.
Më poshtë po ju pasqyrojmë shkurtimisht përmbajtjen e këtij organizimi.
Tema‘’TERAPIA E KOMPRESIONIT NEPERMJET BENDAZHIT NE ULÇERAT E GJYMTYREVE TE POSHTME’’
Hyrje Kursi do te jete teoriko-praktik.
Qellimi
Ky kurs synon të zhvillojë aftësi të avancuara dhe specifike në profile të ndryshme profesionale që kanë të bëjnë me menaxhimin e lezioneve kronike të lëkurës, veçanerisht te gjymtyreve te poshtme, për të përmirësuar cilësinë e kujdesit, në kontekste të ndryshme trajtimi, sipas një vizioni holistik përmes qasjes multidisiplinare ndaj pacientit.
Objektivi·
Te dime te identifikojme llojin e ulceres·
Te dime te identifikojme prioritetet e trajtimit·
Te mesojme bendazhin e thjeshte e te komplikuar nepermjekt praktikes ne vend.
Kursi do ju formoje te fitoni njohuri per te vleresuar e menaxhuar me se miri lezionet e gjymtyreve te poshtme ne menyre qe te identifikoni dhe te applikoni trajtimin e dukur lokal por mbi te gjitha terapine e kompresionit nepermjet bendazhit, bazuar ne best practice.
Profesionisti ne fund te ketij kursi do te dije te beje nje bendazh te thjeshte kompresiv te gjumtyreve te poshtem.
Gjithashtu do te të ofrohen udhëzime për përdorimin dhe zgjedhjen e mjekimeve të avancuara në bazë të provave shkencore të disponueshme, duke i plotësuar ato kur mungojnë ose janë të pamjaftueshme, me mendimin e ekspertit.
Fusheveprimi
Kursi u drejtohet profesionistëve të kujdesit shëndetësor, infermiere, fisioterapiste, mami.
Do krijohen dy grupe pune (focus group), dhe do tu jepet mundesia cdo pjesemarresi te mesoje dhe praktikoje bendazhin kompresiv.
Ju mirepresim me kureshtjen per te mesuar sa me shume nga njeri-tjetri.
Aurora Kokiçi
Albana Kokiçi
Infermiere – Eksperte ne Vulnologji.
Ju vejmë në dijeni që hyrja është e lirë për secilin por me rezervim paraprak për shkak të numrit të kufizuar.
Adresa: Telemedicina QSUNT,Tiranë
Në fund merret certifikata.
Ps: Trajnimi nuk ka kredite,qëllimi është shpërndarja e dijeve dhe ndarjes së eksperiencave.
Ky trajnim mundësohet nga Kërkimi Shkencor në Infermieri!
Kontakt: 0698081902 (vetem whatsapp)