Më 1 dhjetor 2024, Tirana u bë epiqendra e shkëmbimit të dijes dhe eksperiencës profesionale në fushën e infermieristikës, duke pritur Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare, të organizuar nga KSHI (Kërkimi Shkencor në Infermieri). Ky event i shquar mblodhi së bashku profesionistë nga e gjithë bota, studentë të infermieristikës dhe të ftuar të veçantë, të cilët kontribuan në pasurimin e diskutimeve dhe shkëmbimit të ideve inovative.
Një Event Ndërkombëtar me Vlera të Larta
Konferenca shënoi një moment të rëndësishëm, pasi për herë të parë në Shqipëri mori pjesë një delegacion nga Shoqata Italiane e Infermieristikës në Shëndetin Profesional dhe Mjedisor (AIOHN). Prezenca e këtij delegacioni jo vetëm që nderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit, por solli gjithashtu një qasje të re dhe inspiruese ndaj profesionit të infermieristikës.
Pjesëmarrësit dhe lektorët u prezantuan me materiale shkencore në nivele akademike si: Master Shkencor në Infermieri, PHD, MP, MSHP.
Kontributi i Delegacionit të AIOHN
Delegacioni i AIOHN ndau misionin dhe vizionin e tyre të përparuar, duke theksuar rëndësinë e konsolidimit të rolit të infermieristikës në shëndetin profesional dhe mjedisor në vendin e punës, si dhe angazhimin për përhapjen e një kurrikule të avancuar, të bazuar në udhëzimet shkencore ndërkombëtare. Ata vunë në pah faktin se punëtorët janë shtylla kurrizore e ekonomisë dhe se shëndeti dhe siguria e tyre janë të domosdoshme për suksesin e kompanive dhe mirëqenien kolektive.
Diskutimet e udhëhequra nga AIOHN sollën në fokus qasje praktike dhe strategji inovative për të forcuar rolin e infermierëve të specializuar në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë. Me një përqasje vizionare, ata prezantuan projekte që hapin horizonte të reja, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin profesional mes vendeve.
Një Platformë Për Rrjetëzimin dhe Bashkëpunimin
Konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer për profesionistët dhe studentët, të cilët patën rastin të ndajnë njohuritë e tyre dhe të lidhen me kolegë nga vende të ndryshme të botës. Shumë pjesëmarrës vlerësuan thellësinë dhe cilësinë e diskutimeve, të cilat frymëzuan hapa konkretë drejt avancimit të infermieristikës në Shqipëri dhe më gjerë.
Përfundime dhe Perspektiva të Reja
Konferenca e Tretë Shkencore Ndërkombëtare në Tiranë la pas jo vetëm një ndjesi arritjeje, por edhe një frymë angazhimi për sfidat e së ardhmes. Duke bashkëpunuar dhe ndarë eksperienca, profesionistët e infermieristikës treguan edhe një herë se si forca e dijes mund të kontribuojë në mirëqenien e përgjithshme.
“Të bëjmë diferencën së bashku për shëndetin në punë,” mesazhi kryesor i AIOHN, tingëlloi si një thirrje për veprim që frymëzoi të gjithë pjesëmarrësit për të ndërmarrë hapa të rinj dhe vizionarë në fushën e infermieristikës profesionale.
Kjo ishte hera e parë që AIOHN prezantohej në Shqipëri, dhe këtë e realizuan me shumë sukses përfaqësuesit e saj (Marco Ferrantino, Denisa Boçi, Rexhina Çerri, Aurora Kokiçi). Gjatë prezantimit të kërkimeve të tyre shkencore dhe moderimit të tavolinave të punës, ata sollën vizionin e tyre të gjithanshëm për profesionistët infermierë, por edhe më konkretisht mbi misionin e AIOHN dhe kontributin që kjo organizatë ofron. Përveç kësaj, u theksua rëndësia e lidhjeve të sapokrijuara, të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me projekte të reja të frytshme.
Rezultatet e Konferencës Shkencore të Tretë të KSHI
Me një organizim të shkëlqyer dhe një atmosferë plot profesionalizëm, ky aktivitet ofroi mundësinë e shkëmbimit të njohurive dhe inovacioneve në fushën e infermieristikës dhe më gjerë.
Konferenca u dallua për shumëllojshmërinë e tematikave, të cilat ishin përzgjedhur me shumë kujdes dhe ishin pasqyrim i përditshmërisë së çdo personeli infermieror, duke pasur fokusin kryesor në informimin dhe përmirësimin e praktikave në këtë fushë. Ishte jashtëzakonisht inkurajuese energjia pozitive dhe bashkëpunimi në ndarjen e eksperiencave nëpërmjet profesionistëve nga fusha të ndryshme.
Evente të tilla janë të domosdoshme në avancimin e njohurive shkencore dhe përmirësimin e praktikave profesionale për një shërbim maksimal ndaj pacientit. Kjo na impenjon që të jemi në aktivitet për të projektuar Konferencën e Katërt Shkencore të KSHI, vitin e ardhshëm.
Jemi shumë falënderues ndaj të gjithë pjesëmarrësve, moderatorëve, lektorëve, të ftuarve, studentëve dhe stafit të Hotel Mondial për asistencën