Ne bashkepunim me BRK (Bayerische Rotez Kreuz)
Intership në Füssen, Gjermani – Një Mundësi e Përsosur për Eksperiencë dhe Njohuri të Reja!
Tashmë edhe Infermierëve po iu mundësohen super Intershipe
Nisja data 1 Maj 2025 (aeroporti Nene Tereza, Tiranë)
Kthimi data 8 Maj 2025
Jeni të interesuar për të njohur nga afër strukturat e punës në Gjermani dhe për të përjetuar një eksperiencë unike? Ky intership në qytetin piktoresk të Füssenit ju ofron një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë tuaja profesionale dhe kulturore!
Çfarë ju ofrojmë?
✅ Strehim të siguruar gjatë gjithë periudhës së intershipit
✅ Ushqim të mbuluar plotësisht
✅ Guida ditore, për t’ju njohur me strukturat dhe kulturën lokale
✅ Një mundësi unike për të njohur BRK (Bayerisches Rotes Kreuz) nga afër
Ky intership nuk është vetëm një eksperiencë pune, por edhe një aventurë që do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë sistemin gjerman të punës dhe të krijoni kontakte të vlefshme për të ardhmen tuaj profesionale.
Mos e humbni këtë mundësi!
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një eksperience të paharrueshme në zemër të Bavarisë!
PROGRAMI MESIMOR I INTERSHIPIT
Dita 1: Klasifikimi dhe trajtimi i plagëve dekubitues sipas standardeve profesionale
- Hyrje në etiologjinë dhe patofiziologjinë e plagëve dekubituese
- Shkallëzimi dhe klasifikimi i plagëve sipas standardeve europiane (EPUAP)
- Metodat moderne të trajtimit: materialet për kujdesin e plagëve, antiseptikët dhe terapitë specifike
- Roli i infermierit në parandalimin dhe menaxhimin e plagëve dekubituese
- Praktikë me raste studimore dhe aplikim në fantom
Dita 2: Struktura ligjore në Gjermani – Roli dhe kufizimet profesionale të infermierit
- Korniza ligjore për profesionin e infermierit në Gjermani
- Çfarë është e lejuar të zbatojë një infermier? (Pflegekompetenzen)
- Roli i kujdestarit ligjor (Betreuer) dhe përfaqësuesit me autorizim (Bevollmächtigter)
- Ndikimi i vendimeve ligjore mbi kujdesin infermieror dhe të drejtat e pacientit
- Diskutim mbi raste konkrete dhe interpretimi praktik i legjislacionit
Dita 3: Ekskursion (Ausflug)
Dita 4: Këshillimi paliativ dhe kujdesi infermieror në fazën e fundit të jetës
- Parimet e kujdesit paliativ: qasja holistike dhe respektimi i dinjitetit të pacientit
- Kontrolli i simptomave: dhimbja, dispnea, ankthi dhe shqetësimet gastrointestinale
- Komunikimi me pacientët dhe familjarët në situata të vështira
- Roli i infermierit në mbështetjen psikologjike dhe shpirtërore të pacientëve terminalë
- Praktikë mbi rastet klinike dhe skenarë simulimi
Dita 5: Takimi përmbyllës dhe ndarja e certifikatave (Beschlussgespräch & Zertifikatsübergabe)
- Përmbledhje e njohurive dhe përvojave të fituara gjatë praktikës
- Diskutim mbi sfidat dhe pyetjet e mbetura pa përgjigje
- Reflektim mbi ndikimin personal dhe profesional të kësaj eksperience
- Ndarja e certifikatave dhe vlerësimi i praktikës
Ky plan synon të kombinojë njohuritë teorike me përvojën praktike, duke e bërë praktikën sa më të dobishme dhe gjithëpërfshirëse për pjesëmarrës.
KUJDES! Janë vetëm 10 kuota nga të cilat 5 janë të rezervuara pa u bërë publike aplikimi.
Jeni kurioze per te pare disa foto nga INTERSHIPI I kaluar? 😀
Ja disa
Ju lutem plotesoni formularin e aplikimit dhe stafi jonë do ju kontaktojë sa më shpejt.
Afati i fazës së parë mbyllet në datën 15 MARS 2025
Linku i aplikimit
https://docs.google.com/forms/d/1qkA8hvFAMJPb4lneufojvUNGBwKZKGlxNaYBx94c4Ss/edit
Per cdo pyetje tjeter na shkruani ne Whatsapp 0698081902
Faleminderit per mundesite qe na jepni
Pershendetje!
Desha te mare pjese ne kete trainim.
Pershendetje.
Dua te mare pjese.