Infermieria eshte nje profesion i veshtire, eshte nga ato profile qe kerkojne aftesi te ndryshme, te mira dhe kualitative. Infermieret e kane te nevojshme te kene nje dije mjekesore shume te mire dhe te gjere, gjithashtu duhet qe te jene shume te mire dhe te sakte ne procedurat apo nderhyrjet infermierore qe ato realizojne sic jane psh: injeksionet e ndryshme, kateteri urinar, sng, transfuzioni i gjakut etj.
Sidoqofte eshte mese e domosdoshme qe te punosh infermieri duhet te zoterosh disa aftesi, qe per hir te se vertetes nuk jane te lehta per ti patur. Psh duhet te jesh shume i duruar dhe empatik me pacientin dhe familjaret e pacientit. Te kesh aftesi shume te mira dhe te forta ne komunikim, ne percjelljen e informacionit kundrejt pacientit, familjareve dhe gjithashtu personelit tjeter mjekesor si infermieret e tjere dhe mjekeve.
Me poshte do paraqesim nje liste me 5 aftesite me te domosdoshme dhe te pergjithshme qe duhet te kete dhe zoteroje ne menyren me te mire Infermieri, pervec nje liste shume te gjate te aftesive zoteruese infermierore.
- Si ta perdorim kete liste me aftesi infermierore?( ne rastet e intervistave per pune)
Ju mund ta perdorni kete liste te aftesive infermierore ne rastet e kerkimit te nje pune.Se pari:ju mund ti perdorni disa nga keto aftesi te kesaj liste ne CV tuaj.Ne pershkrimin e eksperiencave te meparshme tuaja te punes.
Se dyti:ju mund te vendosni 2 ose 3 nga keto aftesi ne nje leter apo dokument te posacem dhe mundesisht duke i ilustruar ato me nga nje moment se si ju i keni demostruar ne anen praktike.
Se fundmi ,ju mund ti perdorni keto aftesi gjate dhenies se nje interviste pune.Beni kujdes dhe sigurohuni qe te pakten keto 5 aftesi me te rendesishme qe do ti listojme dhe analizojme ti keni permendur dhe demostruar me nga nje shembull nga ana praktike.
Sigurisht cdo profil i punes ku do filloni pune kerkon aftesi dhe eksperienca te vecanta,keshtu qe sigurohuni rreth llojit te punes qe doni te aplikoni dhe me kujdes fokusohuni ne aftesite qe kerkon punedhenesi!
- 5 aftesite me te rendesishme te infermierit…
1.Komunikimi.
Infermieret duhet te kene aftesi te shkelqyera ne komunikim sepse nje pjese e madhe e punes se tyre ka te beje me transmetimin e informacionit si kundrejt pacientit apo familjareve te tij,ashtu edhe me koleget e tjere infermier apo mjek,ne porosite dhe udhezimet qe marrin nga mjeket dhe keshillat apo edukimin qe japin pacientit.Nje pjese e madhe e pacienteve nuk kane njohuri mjekesore dhe kjo e ben akoma me te veshtire komunikimin me ata dhe sidomos te gjesh mirekuptimin dhe zbatimin e keshillave dhe porosive qe ju jep,keshtu qe infermieri duhet te kete nje komunikim te qete,te qarte,konciz dhe me nje ton te bute ne menyre qe te jete sa me efikas ne transmetimin e informacionit..Komunikimi i infermierit duhet te transmetoje dhembshuri,respekt,konfidencialitet kundrejt pacientit dhe familjareve te cilet mund te jene ne nje situate ankthi apo shoku.
2.Te menduarit dhe vepruarit ne situata te nderlikuara
Te punosh ne shendetesi do te thote te marresh persiper perballjen me veshtiresi dhe emergjenca nga me te ndryshmet,por ceshte me e rendesishme te marresh vendime ne presione psikologjike ne te mire te zgjidhjes se probnlematikes ne menyren me te sakte.Ndonese stafi infermieror nuk eshte kopeten dhe pergjegjes ne vendosjen e diagnozes apo te mjekimit te pacientit,ato prape se prape duhet te pergjigjen shume mire dhe korrektesisht kundrejt situatave emergjente te ndryshme.Disa nga nderhyrjet infermierore jane te percaktuara dhe protokollare por shume te tjera JO.Te menduarit dhe vepruarit me gjakftohtesi dhe mbi te gjitha me efektshmeri ne situata emergjente eshte nje aftesi qe punemarresit e vendosin te prioritetet.
3.Te jesh dashamires,xhentil,i embel me pacientin
Ne fakt per hir te se vertetes jo te gjithe pacientet qe ne trajtojme jane te sjellshem apo mirekuptues.Disa prej tyre jane abuzues dhe te sjellurit me miresi,butesi dhe miresjellje ta marrin per dobesi.Pavaresisht kesaj te gjithe duhen trajtuar me te njejten kujdes,me te njejtin profesionalizem.Aftesia dhe zotesia e te sjellurit mire,me butesi dhe pozitiv ndaj nje pacienti qe ka sjellje shume te keqe eshte nje aftesi qe ne infermieri vleresohet shume.
4.Te qenurit mbikqyres, te paturit nen kontroll situaten
Infermieri eshte personeli qe eshte me afer pacientit se kushdo tjeter,e per kete arsye eshte ai qe duhet te jete i afte te vezhgoje dhe pikase cdo ndryshim te ri tek pacienti,i cili mund te jete shume I rendesishem ne parandalimin e nje komplikacioni te rrezikshem per jeten e pacientit.Per kete arsye infermieret kane nje pergjegjesi te madhe per te vene ne dijeni dhe lajmeruar mjekun per cdo ndryshim qe e konsiderojne si faktor perkeqesimi te pacientit.
5.Te ndjerit mire fizikisht dhe I palodhshem
Infermieret ne punen e tyre kane shume aktivitet fizik,paciente dhe shume pajisje per te levizur,per me teper te punuarit me orar te zgjatur dhe me turne.Qendrushmeria fizike eshte nje faktor dhe aftesi qe cdo infermier duhet ta kete ne funksion te punes dhe efikasitetit ne te.
Shenim: kjo liste eshte sic i quan infermieristika perendimore, Registered Nurses.
- Lista e aftesive infermierore
-saktesi,perpikmeri;
-perkujdesje e moshes adoleshente;
-administrimi I medikamenteve;
-antibiotikoterapia;
-asistimi ne kirurgji;
-asistimi ne levizjet,rikuperimin dhe trajtimin e pacientit;
-monitorimi I pacientit;
-lavazhi I kateterit urinar;
-tranfuzioni I gjakut;
-testi I glicemise;
-nderrimi I garzave;
-kujdesi I pacienteve kardiake;
-kujdesi per gastrostomen;
-kujdesi per kateterin urinar;
-te dije te vendose kateterin;
-te beje higjenen e garzes se kateterit qendror;
-komunikimi;
-te menduarit dhe vepruarit ne situata kritike;
-dokumentimi;
-empatia;
-kujdesi geriartrik;
-kujdesi infermieror ne kushte shtepie;
-ICU;
-injeksionet;
-terapia intravenoze;
-pergatitja e analizave laboratorike;
-monitorimi I shenjave jetesore;
-kujdesi neonatal;
-observimi;
-menaxhimi I dhimbjes;
-te kete durim;
-edukimi I pacientit;
-menaxhimi I kohes;
-kujdesi per trakeotomine;
-vendosja e vigonit etj;
- Aftesite e NURSE Practicioner
-formulimi i planit dhe kujdesjeve infermierore per pacientin;
-pershtatja me ambjentin, grupin e punes;
-te jete analizues;
-i kujdesshem per cdo detaj;
-mesues,udherrefyes,edukues per vartesit;
-bashkepunues;
-konsultues dhe keshillues me personelin tjeter mjekesor;
-te mesuarit me presionin dhe veshtiresite;
-te menduarit ne situata emergjente;
-te marre vendime;
-te jete delegues;
-te zhvilloje dhe krijoje raporte me pacientet;
-te krijoje dhe vendose protokolle veprimi per infermiret e praktikes;
-te jete diagnostikues,diagnozat infermierore;
-tju beje balle dhe zgjidhe situatat e stresit;
-te kujdeset per performancen e stafit mbikqyres;
te formuloje planin e kujdesjeve infermierore;
-te interprertoje testet mjekesore;
-te jete i afte te organizoje intervista;
-te jete lidership dhe menaxher I mire;
-te jete degjues i mire;
-te ruaje dhe regjistroje te dhenat;
-te dije te menaxhoje medikamentet;
-te jete monitorues;
-negociues;
-organizues;
-te jete i afte ne zgjidhjen e problemeve apo konflikteve;
-te jete i afte dhe te kete aftesi trajnuese te stafit infermieror;
-te jete i mire ne komunikim etj.