Kur kemi bllokim te KPV, cfare duhet te beje Infermieri?!
Alternativat kane qene:
A. Zhbllokojme me sol fiziologjik me shiringe;
B. Nepermjet sistemit ti japi presion;
C. Ti vendose nje KPV te ri;
D. Nuk e di / une mendoj se…
*Pjesa derrmuese ka dhene si alternative te sakte, rastin ‘A’, pra e zhbllokojme vigonin me shiringe me presion te mbushur me sol NaCl 0.9%.
Ne fakt per hir te se vertetes kjo eshte praktika me e zakonshme dhe qe shumica nga ne perdorin, por a eshte e duhura?
Kur vigoni bllokohet me se shumti jane dy arsye:
- Mbas heqjes se serumit ose administrimit te ndonje solucioni me shiringe ndodh qe nje sasi gjaku te ‘fleje’ ne hapesiren e vigonit qe eshte jashte trupit te njeriut dhe si pasoje e kesaj (ndryshimet klimaterike, por edhe habitatit jo te pershtatshem etj), ben qe ajo sasi gjaku nga e lengshme te koagulohet, dmth te kthehet e ngurte dhe pikerisht keto koagula e bllokojne vigonin dhe kalimin e perfuzionit. Dhe cfare bejme ne kur zgjedhim si praktike alternativen A? Shtyjme keto koagulat brenda ne qarkullimin e gjakut dhe pa e kuptuar (ose duke e kuptuar), mund te behemi shkas per komplikacione mjaft jetekercenuese per pacientin.
- Nje arsye tjeter pse mund te bllokohet vigoni mund te jete edhe si pasoje e vazokonstruksionit te venes ne menyre spontane por qe ne keto raste zhbllokimi me sol NaCl nuk perben rrezik.
*E njejta llogjike pak a shume edhe per rastin kur presionin e realizojme nepermjet sistemit te perfuzionit.
*A mund te vendosim ne keto raste KPV te ri? Po mundemi, por nuk eshte aspak praktike dhe e rekomanduar.
*Po cfare alternativash me te mira kemi, apo nuk kemi?
Sipas disa hulumtimeve te vazhdueshme te Bordit Shkencor te KSHI dhe eksperiences se praktikes profesionale do ju japim nje kendveshtrim tonin, por edhe shkencor.
Por, perpara sesa ta argumentojme kete, le te ndalemi edhe per pak kohe tek nje alternative tjeter, qe u dha nga disa kolege:
“Shpelarja” e vigonit me solucion NaCl 0.9% e perzier me solucion heparine ose perpara sesa te aplikojme nje perfuzion ose sapo ta kemi aplikuar perfuzionin ta aplikojme kete perzierje.
Kjo eshte nje praktike, qe edhe mund te jete deri diku e pranueshme, por nuk mund te quhet plotesisht e sakte dhe shkencore per sa kohe nuk ka studime te mirefillta rreth benefiteve apo efekteve anesore te saj dhe gjithashtu pothuajse nuk gjen dy kolege ne nje mendje sesa duhet te jete raporti i perzierjes se sasise se fiziologjikut me heparine.
Terheqja e nje sasie gjaku “mbrapsht” me shiringe nepermjet vigonit.
Mund te jete nje alternative me e mire se te siperpermendurat, por aspak praktike sidomos mbas dites se pare te vendosjes se vigonit (e veshtire te te vije gjaku mbrapsht).
Cila alternative rekomandohet si me e mire?
Eshte e rekomanduar qe vigoni mbasi te inserohet te shoqerohet gjithmone edhe me ‘zgjatuesin’!
Pse?
-Eshte alternative me e mire per te parandaluar formimin e koagulave te gjakut;
-Zgjatuesi ka edhe nje valvul ku behet lidhja me sistemin e perfuzionit ose shiringen dhe nuk e lejon daljen e gjakut ne hapesiren e vigonit “jashte‘ venes;
-Edhe ne rast bllokimi te venes si pasoje e vazo konstruksionit te jep shume komoditet per zhbllokim;
-Infermieri nuk e ka shume te nevojshme qe me doren jodominante te ushtroje presion tek zona e vigonit qe te bllokoje kethimin e gjakut pas nderkohe qe mund te jete aplikuar dicka nepermjet vigonit;
-Lehteson punen e stafit mjekesor, por edhe i jep komoditet jo vetem infermierit ose mjekut, por edhe pacuentit.
KONKLUZION
Te nderuar kolege, sa here qe ju bie rasti dhe e keni mundesine perdoreni vigonin me zgjatues!
Faleminderit
Ju falenderojme gjithashtu !