Konferenca e 4-t Shkencore e organizuar nga Kërkimi Shkencor ne Infermieri(KSHI) u zhvillua në datën 14 Dhjetor 2025 në ambjetet e Hotel Mondial, Tiranë, me pjesëmarrjen e gjerë të infermierëve, profesionistëve shëndetësorë, akademikëve nga institucione të ndryshme shëndetësore dhe arsimore të vendit, por dhe nga Italia, Gjermania, Kosova.

Gjatë konferencës u prezantuan punime shkencore, referime dhe diskutime profesionale, të fokusuara në rolin e infermierit në sistemin shëndetësor, praktikat e bazuara në evidencë, menaxhimin e kujdesit infermieror, shëndetin publik, si dhe zhvillimin profesional të vazhdueshëm.
Diskutimet nxorën në pah rëndësinë e rritjes së kompetencave profesionale, forcimit të kërkimit shkencor në infermieri dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientin dhe komunitetin.

Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes praktikës klinike dhe botës akademike.
Në përfundim, Konferenca e 4-t Shkencore e KSHI konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e profesionit të infermierit, promovimin e standardeve profesionale dhe kontribuimin aktiv në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Albumin plotë e gjeni tek GALERIA në menu, ose duke klikuar këtu.


















