“Programi i Kursit “Kualifikimi Profesional”
Bazat e kujdesit infermieror & procedurat e thjeshta
Pershendetje nga stafi KSHI!
Ju prezatojme me “Kursin Kualifikimi Profesional”
Nje risi eksluzive nga Akademia KSHI.
Nje manual si te perfeksionoheni nga ana e manipulimeve, te cilat jane shume te rendesishme ne profesionin e Infermierit dhe jo vetem.
Me nje staf me eksperience ne reanimacione, brenda dhe jashte vendit, ne ju garantojme cilesi dhe rezultate maksimale.
Ne 33 ore, ne do ju pergatisim qe te zoteroni procedurat si ne reanimacion.
Keni per ta pare qe do ju rritet vetebesimi profesional.
Me poshte po ju prezantojme programin e kursit..
Tema ditore:
- Tema 1: Alfabeti i Praktikës Profesionale në Infermieri.
Monitorimi i parametrave vital. (Temperatura, TA, FR, FK, SpO₂). Prezantimi me matjet manuale te parametrave dhe monitori i automatizuar i parametrave, vendosja e EKG.
- Tema 2: Kateteri urinar – Foley;
- Tema 3: Drenat – çfarë janë dhe llojet e tyre;
- Tema 4: Ndihma në ushqyerje, ndërrimi i çarçafëve, pozicionet e pacientit ne shtrat;
- Tema 5: Ushqyerja e pacientit nga Tubi PEG.
- Tema 6: Menaxhimi i Lipotimise.



Java 2: Procedura klinike dhe teknikat parenterale
Objektivat javore:
- Të zbatohen teknika të sterilitetit dhe injeksioneve;
- Të kryhet përgatitja dhe administrimi i perfuzioneve’
Tema ditore:
- Tema 1: Asepsia dhe antisepsia – teknika sterile;
- Tema 2: Vendosja e kateterit periferik venoz , vigoni.
- Tema 3: Injeksionet te gjitha llojet (im, iv, sc);
- Tema 4: Marrja e mostrave për analiza laboratorike;
- Tema 5: Monitorimi i lëngjeve dhe dokumentimi i bilancit.



Java 3: Kujdesi për pacientë në situata akute dhe kronike
Objektivat javore:
- Të identifikohen dhe trajtohen situata emergjente dhe urgjence;
- Te njihen me medikamentet e urgjences;
- Të asistohen procedura për ruajtjen e rrugëve ajrore;
Tema ditore:
- Tema 1: Oksigjenoterapia dhe llojet e maskave;
- Tema 2: Arresti kardiak – CPR dhe defibrilatori;
- Tema 3: Aspirimi i sekrecioneve trakeale;
- Tema 4: Vendosja dhe menaxhimi i sondës nazogastrike;
- Tema 5: Llogaritja e medikamenteve, dozes, shpejtesise;
- Tema 6: Shoku Anafilaktik dhe llojet e tjera.

Java 4: Kujdesi i avancuar dhe përmbyllja e praktikës
Objektivat javore:
Të trajtohen komplikacione dhe infeksione spitalore;
- Të kuptohet roli i infermierit në kujdesin paliativ dhe kritik;
Tema ditore:
- Tema 1: Plagët nga presioni (dekubituset), suturat – vlerësimi dhe trajtimi;
- Tema 2: Infeksionet nozokomiale – kontrolli dhe parandalimi;
- Tema 3: Hiperglicemia dhe hipoglicemia – reagimi infermieror, matja e glukozes, edukimi shendetesor ne insulinoterapi;
- Tema 4: Menaxhimi i nje krize epileptike.
- Tema 5: Hemoragjite e ekstremiteteve
- Tema 6: Edema pulmonare dhe menaxhimi I saj

Kursi “Kualifikimi Profesional” i praktikes profesionale ne Laboratorin e KSHI eshte zhvilluar 3 here ne jave , ne secilen dite 2 ore te kombinuar ne Teori dhe Praktike, ku perqendrimi me i madh ka qene ne demostrime praktike dhe manipulime ne manekinat e Laboratorit tone.
Kete Kurs mund ta rezervoni ne formatin:
– Individual;
– Ne grup 2-3 persona;
– Ne grup 4-7 persona.
Vendi i organizimit: Akademia KSHI
Ju garantojme kushtet e standarteve me te mira te laboratorit tone me manekina te gjitha llojeve ku do te manipuloni, bazes materiale, teknologjise dhe metodologjise se mesimdhenies.
Rezervoni ne whatsapp 0698081902
Trajnuesi:
Msc Erald Cocka
Msc Gert Ndreu
Msc Klajdi Belishta


















