• Rreth Nesh
  • Kontakt
Kerkimi Shkencor ne Infermieri - KSHI
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
    • All
    • Guideline
    • Manipulime
    • Studime
    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    Post Konference Foto Galeri 1

    Cfare eshte nje Port-a-Cath?

    Kursi Teoriko Praktik- Bandazhimi

    Skede monitorimi te plageve dekubituese

  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    Lenia e Duhanit

    Lenia e Duhanit

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

  • Krijimtari
    Zëri im – Krijim letrar

    Zëri im – Krijim letrar

    Dritarja e emocioneve

    Dritarja e emocioneve

    Kutia e shpresës

    Kutia e shpresës

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

  • GaleriaNEW
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
    • All
    • Guideline
    • Manipulime
    • Studime
    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    Post Konference Foto Galeri 1

    Cfare eshte nje Port-a-Cath?

    Kursi Teoriko Praktik- Bandazhimi

    Skede monitorimi te plageve dekubituese

  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    Lenia e Duhanit

    Lenia e Duhanit

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

  • Krijimtari
    Zëri im – Krijim letrar

    Zëri im – Krijim letrar

    Dritarja e emocioneve

    Dritarja e emocioneve

    Kutia e shpresës

    Kutia e shpresës

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

  • GaleriaNEW
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime
No Result
View All Result
Kerkimi Shkencor ne Infermieri - KSHI
No Result
View All Result

Angina pectoris

by Klajdi Belishta
August 10, 2022
in Guideline, Materiale Shkencore
Angina pectoris
0
SHARES
846
VIEWS
Shpërndaje në FacebookDërgo në WhatsAppGjenero QR Code

Angina Pectoris

Kjo patologji krijohet si pasoje e akumulimit te substancave lipidike dhe indit  fibroz ne muret e eneve te gjakut, kjo drejton ndryshimet ne strukture  e funksion duke reduktuar vaditjen e miokardit me gjak. Lezioni  funksional i aterosklerozes quhet ateroma. Ne endotelin vaskular zhvillohen proceset nekrotike, lumeni ngushtohet duke shtuar mundesine e koagulimit intravaskular te ndjekur nga semundje trombotike.

 Faktoret e riskut

Faktoret e riskut i ndajme ne faktore te korigjueshem dhe te pakorigjueshem

Faktoret te pakorigjueshem jane: trashegimia, mosha e madhe (ne rritje) , seksi –meshkujt preken 3 here me shume se femrat, rraca –shpeshtesia tek zezaket eshte me e larte sesa tek te bardhet.

Faktoret e korigjueshem jane : hiperlipidemia, rritja e tensionit arteria, pirja e duhanit, shtimi ne peshe, shtimi i sheqerit ne gjak, inaktiviteti fizik, stresi, perdorimi i kontraceptiveve orale .

Faktore te tjere

Angina pectoris eshte nje sindrome klinike e karakterizuar nga dhimbje parokzizmale ose nga nje ndjenje shtypje ne pjesen e perarme te kraharorit. Shkaku eshte rryma e pamjaftueshme e gjakut qe sjell furnizimin e pamjaftueshem me O2 te miokardit. Angina zakonisht shkaktohet nga semundja aterosklerotike e zemres dhe pothuajse gjithmone shoqerohet me obstruksion te shkalleve te ndryshme te arterieve te medha koronare. Ekziston nje numer i madh faktoresh qe prodhojne dhimbjet anginale:

 

  • Mbingarkesa fizike qe kerkon rritje te oksigjenimit miokardit;
  • Ekspozimi ndaj te ftohtit apo thjesh perdorimi i lengjeve te ftohta ne ushqim. Mund te coje ne vazokonstriksion duke rritur Ta dhe nevojat per oksigjen;
  • Ushqimi i rende mund te kerkoje dhe con ne shtim te furnizimit me gjak te mezenterit dhe ne vendosjen e nje situate te rende per zemren;
  • Stresi dhe emocionet provokojne nje situate me shtim te adrenalines dhe per pasoje me ngritje te TA. Nese rryma e gjakut per shkak te obstruksionit si per shembull, stenoze te aortes ulet, pra del nje sasi me e paket gjaku nga ventrikuli i majte nevojat e miokardit te krahasuara me mundesin e furnizimit te tij rriten ne menyre drastike.

 

Manifestimet klinike

 

  • Si rezultat i ngushtimit te lumenit dhe uljes se vaditjes se miokardit me gjak-ishemia, do te shfaqen shenjat klinike: angina pectoris = dhimbje e gjoksit, infarkti i miokardit (demtim i pakthyeshem ) ndryshimet ne EKG, aneurizmat ventrikulare, aritmite dhe vdekja e menjehereshme e papritur;
  • Ishemia e miokardit –muskulit te zemres prodhon dhimbje agonie qe shfaqen me ndjenjen e nje vdekjeje qe po afron. Zakonisht dhimbja ndjehet thelle ne gjoks mbi 1/3 e sterniumit (retrosternale). Megjithese dhimbja lokalizohet, ajo mund te iradohet ne qafe , ne nofull, ne shpatulla dhe ne ekstremitetet e siperme, pacienti shpesh ndjen dhimbje dhe te goditura te forta apo rrahje te forta ose ndjenjen e shtrengimit apo therjes ne gjoks. Nje ndjenje dobesie ne krahe, duar mund te shoqeroje dhimbjen. Dhimbja fizike shoqerohet me ndjenjen e vdekjes qe po afron dhe kjo eshte shfaqje karakteristike per Anginen, e cila edhe nese jepet e vetme, sic ndodh disa here, eshte e mjaftueshme per diagnozen.

 

   Konsiderata gerontologjike

 

  • Personat e vjeter ne moshe, te cilet kalojne Angina pectoris, mund te mos shfaqin profilin tipik te dhimbjes per shkak te ndryshimeve qe kane ndodhur ne neuro-receptoret, te cilet kane lidhje me moshen;
  • Shpesh dhimbje tek moshat e treta shfaqet si dobesi: kur ekspozohen ne te ftohte, personat e moshuar mund te shfaqin simptomat e Angines shume me shpesh sepse u mungon ose eshte pakesuar shtresa e indit subkutan. Pacientet e vjeter ne moshe duhen keshilluar te vishen mire dhe nese shfaqet dobesi duhet te clodhen ose te marrin medikamente.

 Diagnoza

 

  • Zakonisht bazohet ne shenjat klinike te dhimbjes dhe ne historikun e pacientit. EKG na ndihmon shpesh per te percaktuar tipin e Angines dhe per te bere diagnozen diferenciale.
  • Nese pacienti monitorizohet mund te provohet pergjigjia e tij ne sforcim e stres me proven e bicikletes.

 Mjekimi i Angina Pectoris

  • Qellimi i trajtimit eshte te ule pasojat e demshme qe vijne nga kerkesat e miokardit per oksigjen dhe njekohesisht te rrise furnizimin me gjak dhe O2 te miokardit. Shpesh trajtimi eshte medikamentoz ne raste te rralla kerkon nderhyrje kirurgjikale. Shpesh here perdoret kombinimi terapi-kirurgji.
  • Mjekimi eshte dy llojesh:
    1- Duke mos perdor medikamente si:
    a.Lenja e duhanit;
    b.Ushqyrja e shendeteshme;
    c.Aktivitet fizik;
    2- Perdorimi i medikamenteve:
    a.Antihipertenzivet- (Enalapril)
    Diuretike- (Lasix)
    b.Hipolipiemiotiket–Statina (simuastatina) ulin kolesterolin
    Fibratet ulin trigliceridet dhe me pas kolesterolin (klor fibrati)

    c.Antiagregantet–Aspirina
    d.Antiishemiket–Nitratet
    B-bllokues
    calci-bllokues
    e.Estrogjenet–eshte vene re se ne gra para menopauzes ka HDL te larte dhe LDL te ulta se burrat e te njejtes moshe.Ketu mendohet se luajne rol estrogjenet.

    Mjekimi kirurgjikal

  • Kur medikamentet nuk e perballojne gjendjen dhe angina persiston per shume vjet ose kur ajo sa vjen dhe shfaqet me episode me te shpeshta ose me episode me intense, mund te nderhyet per rivaskularizimin kirurgjikal. Nderhyrja emertohet Angioplastia Koronare Transluminale Percutane;
  • Ne kete trajtim futet nje kateter me balon i cili ben zgjerimin e zones stenotike;
  • Mjekimi kalon neper dy faza:
    1,Faza para spitalore–ka te beje me perdorimin antitrombolitikeve (aspirine), qetesimi i dhimbjes (trinitrine), nqs pas 3 trinitrinash te marra cdo 5min pas tjetres dhimbja nuk eshte qetesuar duhet te vjen ne urgjence per ti bere morfine. Ne urgjence behet EKG dhe bioshenusit.
    2.Faza spitalore–pas vendosjes se diagnozes fillon mjekimi me:
    a.Antiagregante (aspirine dhe me intolerance te saj klopitogel);
    b.antikoagolant (heparina e cila nxit anti trombinen 3 dhe frenon faktoret 10 dhe 11. Froxiparina frenon faktorin ka me pak efekte anesore. Nifedipine (adalat) e verapamil cdo 4 ose 6 ore;
    c.antiishemiket (beta bllokues atenolol,ca-bllokues verapamil,nitratet);
    d.rivaskularizim–bypas,balon ose stent.

Keshilla per pacientin.                  

Pacienti me Angina Pectoris duhet te ndjeke nje regjim ditor pak me ndryshe se njerzit normal per te eleminuar shfaqjen e manifestimeve klinike te semundjes dhe ai duhet qe te pershtatet me kete jete te “re”.

Pacienti duhet te ngrihet heret, te lahet, te rruhet, te vishet lehte, te haje ushqime te lehta qe nuk permbajne yndyrna, te cilat favorizojne zhvillimin e metejshem te pllakave arterosklerotike gjithashtu dhe brumrat ne sasi te madhe, duhet te eleminoje perdorimin e alkoolit, sepse keto pije ndikojne ne vazo-konstriksionin e arterieve koronare, duhet te pakesoje ose te eleminoje plotesisht kafen sepse ndikon ne rritjen e HTA.

Pacienti nuk duhet te dale ne mot te ftohte dhe ne drejtim te kundert me eren, pasi rrit efortin e tij dhe ne kete menyre rritet nevoja e zemres per oksigjen duke qene I predispozuar per krize anginoze, kujdes duhet te tregoje me ngjitjen e shkalleve sepse ndikon gjithashtu ne efortin e tij.

KUJDES: Keshilloni pacientin qe gjithmone me vete te mbaje Nitroglicerine ne nje shishe te erret dhe ne momentin qe ndien qe po I afrohet nje krize anginoze te vendose sublingual nje tablete nitroglycerine dhe te prese 5 minuta per efektin e saj, ne momentin qe tableta e pare nuk jep efekt te mare tableten e dyte, te trete, te katert derisa dhimbja ti qetesohet, vetem duke respektuar intervalin kohor prej 5 minutash.

Keshillo pacientin te mos I gelltise medikamentet sepse nuk do te japin efekt te shpejte, por instruktoje qe pacienti te mbaje tableten sublingual derisa ajo te shkrije.

Arsyeja pse tableta mbahet sublingual eshte se ne pjesen e poshtme te gjuhes ka kapilare te cilet absorbojne shume shpejt medikamentin dhe e dergojne ne venen kava supserior e prej andej ne zemer duke dhene nje zgjerim me te shpejte te arterieve koronare.

Tags: Angina pectoris
Previous Post

Flebotomia

Next Post

Infarkti i miokardit

Next Post
Infarkti i miokardit

Infarkti i miokardit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kerkimi Shkencor ne Infermieri – KSHI

Kerkimi Shkencor ne Infermieri eshte nje nga sfidat me te medha te infermierise, sidomos ne vendin tone. Qellimi I ketij bordi eshte njohja me keto sfida, evolucioni i profeionit te infermierit dhe ofrimi I materieleve studimoro-shkencore per keto profesioniste.

KATEGORITË

  • Guideline
  • Këshilla Mjekësore
  • Konferenca
  • Krijimtari
  • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Manipulime
  • Materiale Shkencore
  • Njoftime
  • Studime
  • Uncategorized

KONFERENCA

Kshi konferenca 3

Konferenca e Tretë Shkencore Ndërkombëtare

by USyd6750asd987_
December 27, 2024
96

Më 1 dhjetor 2024, Tirana u bë epiqendra e shkëmbimit të dijes dhe eksperiencës profesionale në fushën e infermieristikës, duke...

KONFERENCA E 3-TE E KSHI

KONFERENCA E 3-TE E KSHI

by Klajdi Belishta
September 15, 2024
165

KONFERENCA E 3- NDERKOMBETARE E KSHI. Pershendetje nga stafi i Kerkimit Shkencor ne Infermieri. Njoftimi per zhvillimin e konferences se...

  • Rreth Nesh
  • Bordi i KSHI
  • Kontakt
  • Privatësia & Cookies

© 2023 KSHI - Kërkimi Shkencor në Infermieri

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
  • Krijimtari
  • Galeria
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime

© 2023 KSHI - Kërkimi Shkencor në Infermieri