Muskuli Dorso-gluteal (vithet),shpeshherë infermierët I referohen si muskuli Gluteal cka është e gabuar si nocion. Eshtë muskuli që rekomandohet më pak tek adultët por Infermierët në Shqiperi e përdorin më së shumti.
Si e lokalizojme?! E ndajme me nje vije imagjinare te ndenjuren (zonen gluteale anen e majte ose te djathte) ne 4 pjese te barabarta), zona e duhur eshte ¼ e siperme e jashtme. Thellesia qe mund te futemi eshte afersisht 4-5 cm (aga 21-23G:1 ¼ ose 1 ½ inch), por keni parasysh se kjo ka te beje edhe ne varesi te mases muskulare dhe gjykimit te infermierit.
Kjo zone ne pergjithesi perdoret per injeksionet IM tek adultet.
Disavantazhet: Kalimi i nervit shiatik ne nje afersi me kete regjion lejon gjithmone hapesira per komplikacione si pasoje e prekjes se nervit jo vetem gjate punktimit por edhe perhapjes se medikamentit me natyre agressive per nervin ne ate zone. Gjithashtu kjo zone eshte me e inervuar me nerva dhe ndjeshmeria e dhimbjes eshte me e madhe,sikurse edhe enezimi me ene te vogla gjaku (kapilare) e ben me te favorshme prekjen e ketyre dhe krijimin e te ashtequajtura ‘minihematome’ dhe ‘nxirjes’ së zonës së injeksionit.
Në rastet e pacientëve obezë dhe të hospitalizuar i krijon gjithmonë vështirësi Infermierit për të manipuluar duke e kthyer pacientin në pozicion dekubitus lateralis dextra ose sinistra ose ‘prone position’.
KUJDES! Ne menyre absolute jo tek femijet deri ne 3 vjec ose me te vegjel.
Mos e perdorni kete zone per injeksionet tek infantet ose femijet me te vegjel se tre vjec sepse ky muskul te keto mosha akoma nuk ka marre zhvillimin e duhur.