CFARË ËSHTË NJË SISTEM BACT/ALERT DHE HEMOKULTURA?
Një hap përpara me teknologjinë kolorimetrike,ështe nje sistem automatik per ekzaminimin e kulturës te gjakut.Sensori i veçantë colorimetrik i lëngshëm i quajtur LES (Liquid Emulsion Sensor) i vendosur në pjesën e poshtme të çdo flakoni ndryshon dukshëm ngjyrën ndërsa pH ndryshon si rezultat i prodhimit të CO2 për shkak të rritjes së mikroorganizmave. Instrumentet BACT/ALERT 3D masin ndryshimet e ngjyrave çdo dhjetë minuta dhe analizojnë ndryshimet e regjistruara.
BACT/ALERT VIRTUO: Një dimension i ri në ekzaminimin e hemokulturës, duke integruar në mënyrë transparente teknologjitë e kulturës së gjakut në një sistem të vetëm të automatizuar.
Sistem robotik i avancuar për ngarkimin dhe shkarkimin automatik të flakoneve
Instrumentimi fleksibël dhe i shkallëzuar që përshtatet me laboratorët e çdo madhësie. Çdo ditë e më shumë laboratorë përballen me disa sfida të rëndësishme: vëllime gjithnjë në rritje, kohë më të shpejta dhe përdorim efikas të burimeve. Është e rëndësishme për mjekët,infermiertet,laborantet dhe pacientët që laboratorët të jenë në gjendje t’i përballojnë me sukses këto sfida. Për ta bërë këtë, automatizimi inteligjent i ofruar nga BACT/ALERT VIRTUO e bën kete process sa më të thjeshtë që të jetë e mundur.Stacioni i ngarkimit i aftë për të ekzaminuar deri në dyzet flakone në të njëjtën kohë.
BACT/ALERT TERREN I RRITJES TE HEMOKULTURES
Ato sigurojnë një mjedis optimal për rritjen dhe evidentimin e një shumëllojshmërie të gjerë mikroorganizmash, duke përfshirë bakteret, kërpudhat dhe mykobakteret
Versatiliteti i flakoneve lejon evidentimin e mikroorganizmave nga lloje të ndryshme mostrash, nga gjaku tek lëngjet biologjike normalisht sterile
Teknologjia colorimetrike dhe algoritmet e sofistikuara minimizojnë negativët e rremë
Një gamë e gjerë flakonesh është në dispozicion: kulturë standarde dhe kulturë specifike
Flakonet përmbajnë ekstrakt fermentues,caseine soje,vit b6,sacarose,resine(e cila perthith antibiotikun nëse është pranishëm ne mostrën e gjakut)dhe antikoagulante si Sodium-polianetol-sulfonat.
PROCEDURA E MARRJES TË KAMPIONIT TË GJAKUT PËR HEMOKULTURË
(për sistemin BACT/ALERT)
- Larja e duarve dhe vendosja e dorezave te pastra
- Dezinfektimi i lekurës me alkool 70% dhe e lemë disa sekonda që alkooli te avullojë.
- Heqim tapën e flakoneve(pjesën plastike të tapës),i etiketojmë flakonet dhe njëkohesisht bëjmë dhe dezinfektimit e pjesës të flakonit ku hoqem tapën(pjesë e cila do të lejojë rrjedhën e gjakut për në flakon)
- Flakoni duhet të qendrojë në pozicion vertikal.
- Lidhim pjesën e kapucit adaptues për flakonin me setin e flebotomisë.
- Bejmë venipunkturen dhe marrim sasinë e gjakut të shënuar në flakon 10 ml gjak për secilin flakon.Tek moshat pediatrike sasia e gjakut qe meret është 3 ml.
- Flakonet i vendosim në aparatin BACT/ALET VIRTUO.
- Flakonet duhet të dergohen ne aparatin VIRTUO 0-48 orë
- Leximi i rezultatit është në kohë record pasi shtimi i sasisë të CO2 në flakon jep nje sinjal akustik për nje lexim paraprak te rezultatit.
- Rezultati perfundimtar jepet max brenda 72 orve ne varësi të pranisë të microorganizmave
- Rezultatet negative mund të ri ekzaminohen pas një afati kohor prej 3 orësh.
Bibliografia
Thorpe TC, Wilson ML, Turner JE, DiGuiseppi JL, Willert M, Mirrett S, Reller LB. BacT/Alert: an automated colorimetric microbial detection system. J Clin Microbiol. 1990 Jul;28(7):1608-12. doi: 10.1128/jcm.28.7.1608-1612.1990. PMID: 2116451; PMCID: PMC267997.
Weinstein MP, Mirrett S, Reimer LG, Reller LB. Effect of agitation and terminal subcultures on yield and speed of detection of the Oxoid Signal blood culture system versus the BACTEC radiometric system. J Clin Microbiol. 1989 Mar;27(3):427-30. doi: 10.1128/jcm.27.3.427-430.1989. PMID: 2654178; PMCID: PMC267334.
Hardy DJ, Hulbert BB, Migneault PC. Time to detection of positive BacT/Alert blood cultures and lack of need for routine subculture of 5- to 7-day negative cultures. J Clin Microbiol. 1992 Oct;30(10):2743-5. doi: 10.1128/jcm.30.10.2743-2745.1992. PMID: 1400979; PMCID: PMC270513.
www.biomerieux.it/prodotto/brodi-di-coltura-bactalertr
www.biomerieux.co.uk/product/bactalert-3d-microbial-detection-systems-overview
Punoi: Cand PhD Benarda Agolli, Msc Erald Cocka