Guida Profesionale
Destinacioni: Tiranë- Qyteza e Ulzës – Liqeni I Shkopetit
Përshkrimi i pergjithshëm:
Udhëtimi do jetë 1-ditor dhe nisja do të bëhet nga Tirana.
Nisemi ora 7:00 nga Farmacia 10 (QSUNT) drejt Qytezës së Ulëzës, aty ulemi për të pirë kafen e mëngjesit (rreth orës 09:00). Me pamje panoramike për nga hidrocentrali I Ulzës, bëjmë foto sipas dëshirës dhe vizitojmë edhe qytezën nga brenda me disa nga objektet e kulturës që janë aty.
Rreth orës 10:30 ‘’kthehemi mbrapsht rreth 5 km’’ për të arritur në destinacion.
Autobusi ndalon në rrugë kryesore dhe nga aty duhet të zbresim 3-4 minuta në këmbë në rrugë të pa asfaltuar por me një super pamje panoramike.
Aty buzë liqenit të Shkopetit na pret varka/trapi, i cili do të na kalojë nga ana tjetër e liqenit (ku ndodhet edhe bujtina), ky udhetim zgjat rreth 5 minuta.
Mbasi do arrijmë në destinacion do shplodhemi dhe do presim të behet dreka gati,duke pirë pije bio si dhallë,lëngje,vere ,lojra creative etj.
Përpara sesa të shërbehet dreka do zhvillohet edhe trajnimi profesional me temë:’’ Mjekimi i një plage në terren,bandazhimi i saj’’, ku të gjithë pjesmarrësit do inkuadrohen edhe me manipulime demostruese.
Mbas Trajnimit do ndahen edhe certifikatat nga KSHI.
Momenti i Drekës
Ju kujtoj që ushqimi është i gjithi BIO 100%, i përgatitur nga Amvisa e Bujtinës.
Ja cfarë do të ketë Menuja:
-Peshk Tavë
-Mish Keci
-Djath Dhie
-Byrek 2 llojesh,xhizë dhe spinaq dhe lloje të tjera gatime brumrash.
-Bukë e gatuar vetë.
-Sallata të ndryshme,salce kosi etj
-Pijet pa limit (raki,verë,lëngje).
Ndërkohë që ushqehemi do gjejmë hapësirë për argëtime,valle tradicionale,barcaleta e shumë argëtime të tjera.
Përpara sesa të bëhemi gati për tu kthyer Tiranë,një xhiro përmes liqenit të shkopetit me varkë me motor (eksperiencë e papërshkrueshme)
Rreth orës 18:00 bëhemi gati dhe nisemi për kthim ne bazë 🙂
Parashikohet mbërritja në Tiranë rreth orës 20:00
Kujdes! Cdo gjë që është përmendur më sipër është e përfshirë në cmim (përvec kafes në qytezën e Ulzës)
Pagesa e Guidës duhet të bëhet paraprakisht.
Për më shumë informacion rreth pagesës dhe mënyrës sesi bëhet ju lutem në whatsapp 0685042355.
Ju pret SUPER adrenalinë!!
Regjistrohu,cfarë pret?! 🙂