• Rreth Nesh
  • Kontakt
Kerkimi Shkencor ne Infermieri - KSHI
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
    • All
    • Guideline
    • Manipulime
    • Studime
    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    Post Konference Foto Galeri 1

    Cfare eshte nje Port-a-Cath?

    Kursi Teoriko Praktik- Bandazhimi

    Skede monitorimi te plageve dekubituese

  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    Lenia e Duhanit

    Lenia e Duhanit

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

  • Krijimtari
    Zëri im – Krijim letrar

    Zëri im – Krijim letrar

    Dritarja e emocioneve

    Dritarja e emocioneve

    Kutia e shpresës

    Kutia e shpresës

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

  • GaleriaNEW
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
    • All
    • Guideline
    • Manipulime
    • Studime
    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    Post Konference Foto Galeri 1

    Cfare eshte nje Port-a-Cath?

    Kursi Teoriko Praktik- Bandazhimi

    Skede monitorimi te plageve dekubituese

  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    Lenia e Duhanit

    Lenia e Duhanit

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

    Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

  • Krijimtari
    Zëri im – Krijim letrar

    Zëri im – Krijim letrar

    Dritarja e emocioneve

    Dritarja e emocioneve

    Kutia e shpresës

    Kutia e shpresës

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

  • GaleriaNEW
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime
No Result
View All Result
Kerkimi Shkencor ne Infermieri - KSHI
No Result
View All Result

Infermieri, profesioni më etik dhe human

Nga Erald Cocka

by Klajdi Belishta
August 15, 2022
in Krijimtari
Infermieri, profesioni më etik dhe human
0
SHARES
1.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookDërgo në WhatsAppGjenero QR Code

 

’’Infermieri, profesioni më etik dhe human’’

Ndër gjërat më të pëlqyera dhe më të dashura që më pëlqen të bëj është të punoj në profesionin tim, pse jo edhe të flas për të, të shkruaj e ta përshkruaj sa mundem, e njëkohësisht të evidentoj e nxjerr në pah atributet, cilësite e humanizmin që ne si profesionistë i mbajmë mbi supet tona.

Mu bë zemra mal, kur në një artikull të publikuar nga ANA(American Nurse Association), thuhej që në Amerikë, infermieret dhe profesioni i infermierisë ishte zgjedhur nga populli i thjeshtë Amerikan, si profesioni më etik, më i respektueshëm, më i besueshëm për vitin 2017 dhe vitin e 16-të radhazi njëkohësisht.

Aq shumë u gëzova sa edhe u hidhërova  pesë minuta më pas, mbasi e mbarova së lexuari artikullin. U trishtova sepse mendja menjëherë më shkoi dhe fillova të mendoja sikur edhe në Shqipëri të realizohej një anketim i tillë dhe “INFERMIERIA“ me gërma të mëdha ti printe listës.

Faktikisht edhe po të bëhej një anketim i tillë nuk do të ishte çudi që nga populli i thjeshtë të kishte një vlerësim maksimal.Pavarësisht ndonjë rasti,episodi,njeriu që nën petkun e bluzës sonë të shenjtë vepron në kundërshtim me parimet dhe moralin e profesionit tonë.

Nga eksperienca e përditshme me pacientë apo me familjarë te ndryshëm, në biseda krejt spontane dhe të pa nxitura shpeshherë vlerësimi dhe respekti ndaj ne si infermiere është i madh. Me kujdesin tonë të veçante ,human, besueshmëria e tyre ndaj nesh është maksimale.

Për t’iu rikthyer dhe njëherë në thelb temës ku profesioni i infermierit në Amerikë u vlerësua në vitin 2017 dhe për të 16-tin vit radhazi si profesioni më etik dhe human, do të ndalesha për të kuptuar më mire, ç’ështe etika e një infermieri dhe çdo të thote te besh punen me humanizem.

Për etiken mund të gjejmë perkufizime të shumta, sociale, filozofike etj, por etika e një infermieri në vecanti, është një tërësi rregullash, normash, parimesh, morali dhe aftësish profesionale që ndërthuren së bashku e që tek pacienti imponojnë respekt, integritet, besueshmëri e qetësi fizike dhe shpirterore.

Etika e një infermieri shprehet që tek levizjet më të thjeshta, te mënyra e prezantimit me pacientin, tek të thënit ‘Mirmengjes!’, të përkëdhelurit të dorës së të sëmurit, të lëmuarit të kokës, të dëgjuarit ankesën e tij me vëmendje nga fillimi deri në fund.

Për etikën e një infermieri fillon të flasësh, por nuk mbaron më pastaj.

Faktikisht profesionin tonë dikush e ka cilësuar si ‘art më vete‘, dikush tjetër si ‘të shenjtë ‘ etj etj, por mbi të gjitha profesioni jonë është human, më humani i të gjitha profesioneve humanë.

Të punosh Infermieri është e veshtirë, një punë me mjaft pergjegjësi e rëndesë psikologjike. Po po, një punë ‘e ndotur‘, me manipulime pafund me gjak e sekrecione të ndryshme trupore, pelena të mbushura me urinë apo fece, me kushte të veshtira pune e shumë të tjera. Sikur ndjenja e humanizmit mos të ishte në mes, asnjë orë më shumë nuk do ta bëja këtë lloj pune, as një minutë as ‘TI‘ nuk do dëshiroje ta bëje më këtë punë, por pikërisht, “HUMANIZMI”, ndjenja që kur shkon në shtëpi mendon qe iu ke shpëtuar jetën disa personave, që iu ke përmirësuar cilësine e jetës shumë të tjerëve të mbush me ca ndjenja lumturie e kënaqësie te pa përshkrueshme që nuk mund të shpjegohen. Ndihesh i bekuar që punon në këtë profesion.

Pikërisht me keto ndjenja e cilësi e bëjnë punën e tyre kolegët tanë në Amerikë. Pikërisht me këto ndjenja e devotshmëri edhe ne, këtu në Shqipëri. Me etikë dhe humanizëm gjithmonë mbi kokën e pacientit.

 

Edhe ne meritojmë respekt, sepse edhe ne jemi Infermierë, profesionistët më humanë dhe etik.

Vlerat njerëzore të infermierit siç e thamë edhe më lart janë shumë të mëdha e të gjithanshme, por një rëndësi mjaft të lartë kanë edhe vlerat dhe roli profesional që luajmë në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Presidenti i ANA-s, Znj.Pamela Cipriano është shprehur: “Esenca e çdo institucioni shëndetësor janë infermierët, pa stafin infermieror  zinxhiri mjekësor nuk do të funksiononte’’.

Pikërisht me këtë fakt do e mbyll edhe une këtë shkrim.

Me shpresën dhe lutjet që edhe në Shqipëri ketij profesioni ti kthehet dinjiteti dhe respekti që meriton, që me dashje apo pa dashje po ja mohojnë.

Tags: Profesionist
Previous Post

Diferenca midis trakeostomise dhe trakeotomise.

Next Post

A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

Next Post
A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kerkimi Shkencor ne Infermieri – KSHI

Kerkimi Shkencor ne Infermieri eshte nje nga sfidat me te medha te infermierise, sidomos ne vendin tone. Qellimi I ketij bordi eshte njohja me keto sfida, evolucioni i profeionit te infermierit dhe ofrimi I materieleve studimoro-shkencore per keto profesioniste.

KATEGORITË

  • Guideline
  • Këshilla Mjekësore
  • Konferenca
  • Krijimtari
  • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Manipulime
  • Materiale Shkencore
  • Njoftime
  • Studime
  • Uncategorized

KONFERENCA

Kshi konferenca 3

Konferenca e Tretë Shkencore Ndërkombëtare

by USyd6750asd987_
December 27, 2024
96

Më 1 dhjetor 2024, Tirana u bë epiqendra e shkëmbimit të dijes dhe eksperiencës profesionale në fushën e infermieristikës, duke...

KONFERENCA E 3-TE E KSHI

KONFERENCA E 3-TE E KSHI

by Klajdi Belishta
September 15, 2024
165

KONFERENCA E 3- NDERKOMBETARE E KSHI. Pershendetje nga stafi i Kerkimit Shkencor ne Infermieri. Njoftimi per zhvillimin e konferences se...

  • Rreth Nesh
  • Bordi i KSHI
  • Kontakt
  • Privatësia & Cookies

© 2023 KSHI - Kërkimi Shkencor në Infermieri

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
  • Krijimtari
  • Galeria
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime

© 2023 KSHI - Kërkimi Shkencor në Infermieri