Komplikacioni I kateterit periferik venoz.
Dy nga komplikacionet kryesore te KPV (kateterit periferik venoz), jane: tromboflebiti dhe infeksioni.
Po si lidhen keto komplikacione me tapen e kpv-se?
Si mund te krijohet nje tromboflebit nga inserimi I kateterit periferik venoz?
Problem me I madh nga ana profesionale eshte kur gjaku na vjen ne afersi te tapes se kpv-se, gjaku aty si pasoje e qendrimit per nje kohe te gjate dhe jashte “habitatit” te tij, koagulohet, bllokon vijushmerine e kpv-se. Nevoja e pacientit dhe terapia, qe I eshte vendosur krijon nevojen, qe pas disa oresh te kerkohet perdorimi I ketij kateteri, tashme I bllokuar nga koagulimi I gjakut.
Cfare bejme ne?
Marrim nje sasi solucioni Nacl 0.9% dhe tentojme te zhbllokojme kpv-ne, duke future ne sistemin vazal nje sasi embolash, te cilat jane jete kercenuese per pacientin.
Keto embola kalojne me qarkullimin e gjakut dhe jane rrisk per bllokim te eneve te gjakut ne te gjithe organizmin, si per shembull: ne cerebrum, pulmon, zemer, duke dhene si pasoje nje AVC, tromboemboli-pulmonare, rrisk per infarct miokardi etj.
Ate qe rekomandojme ne, per te shmangur tromboemboline nga kateteri periferik venoz eshte ky “zgjatuesi” ose “adaptori”, I cili nga nje rruge qe ka kateteri periferik venoz per administrimte medikamenteve, e kthen ne nje sistem me dy porta, qe lejojne administim ne te njejten kohe te dy infuzioneve.
Perparesite e “adaptorit” ose “zgjatuesit” jane:
- Eleminon tromboemboline qe krijohet nga kpv e thjeshte;
- Rrit jetegjatesine e kateterit periferik venoz;
- Nuk na nevojitet te ushtrojme presion mbi venen ku eshte inseruar kpv-ja, ne rastet kur duam te heqim infuzionin, sepse veprojme me ane te valvulave, mbyllim ose hapim rrugen perkatese;
- Veprojme larg vendit te veni-punktures;
- Mund te administrohen dy medikmente ne te njejtin interval kohe;
- Ruajme kpv-ne nga demtimet mekanike gjate manipulimit.
Ku I gjejme me teper tapat e kpv-se?
Te komedina e pacientit, tek porta e siperme e kpv-se, te krevati, te xhepi I veshjes se personelit madje edhe te koshi I mbetjeve qe mbajne familjaret. Te gjitha keto vende te vendosjes jane te gabuara sepse tapa do te fiksohet dhe do te kete kontakt te drejtperdrejte me systemin vazal, pra do te hyje ne porten hyrese te kpv-se, cdo kontakt I saj me nje mikroorganizem patogjen, kontaminimi me duar, veshje, rroba, materiale apo solucione, ben qe ajo te humbasi sterilitetin e saj dhe te mbingarkohet me flore bakteriale dhe te shkoje te fiksohet tek kpv, duke transmetuar me vete ngaresen, kjo ben qe jetegjatesia e kpv-se te ulet dhe te rritet mundesia per inflamacion te venes (flebit).
Ne rekomandojme qe tapa te mos vendoset ne porten e siperme te kpv-se sepse pasi vihet dhe hiqet disa here ajo kontaminohet dhe kthehet ne nje burim infeksioni.
Menyra me e mire e improvizimit eshte vendosja e tapes tek aga e sistemit, ajo eshte sterile dhe ruan me mire kontaminimin e tapes.
Te gjitha keto qe folem me siper bien poshte ne momentin kur kemi paketime sterile te tapave te kpv-se sic jane paraqitur ne figure.
A e dini se keto dhe shume materiale interesnte jane pjese e trajnimeve tona?
Per me shume ju ftojme ten a ndiqni.