Tema:
“Komunikimi dhe diagnozat infermierore tek pacientët me sëmundje neurologjike me kufizim të komunikimit nëpërmjet aparaturave ndihmëse bashkëkohore”
Punoi : Ledjona Topalli
Infermiere Reanimacioni dhe instruktore/mentore[1]
Republika Federale Gjermane
2025
[1] Eksperte e trajnuese për studentët e infermierisë për praktikat profesionale në institucionet akademike si edhe spitalet gjermane
Përmbajtja
Faqe
Hyrje 1
- Komunikimi dhe llojet e tij 2
1.1 Llojet e komunikimit 2
1.2 Format e komunikimit 2
2 Komunikimi dhe roli i tij në procesin infermieror 3
- Diagnozat infermierore tek pacientët me SM /ALS 3
- Masat infermierore dhe zbatimi i tyre tek pacientët
që vuajnë nga Apfazia/Dysarthria 4
- Ndjekja e syve 4
5.1 Proceset e Vëmendjes dhe Mendimit 4
5.2 Sisteme apo aparatura të ndryshme në treg dhe përfitimet e tyre 5
Hyrje
Duke marrë shkas nga një trajnim përreth sëmundjeve neurologjike të zhvilluar nga lektorët e nderuar të KSHI doja të informoja të gjithë ata kolegë e pse jo edhe ata, të cilët kanë në rrethin e tyre familjar apo shoqëror persona të cilët vuajnë nga sëmundjet neurologjike e për pasojë vuajnë nga Aphazia apo Dysarthria (thënë kjo ndryshe – mungesë e plotë ose e pjesshme të të folurit, si pasojë e dëmtimit të sistemit nervor qendror ose atij motorrik), me një aparat ose mjet ndihmës në komunikimin me persona të cilët kanë vështirësi në të folur.
Duke qenë se punoj prej më shumë se 12 vitesh në profesionin e infermierisë dhe se fundmi në një nga spitalet e shtetit gjerman në një repart të reanimacionit ose kujdesit intesiv kemi pasur raste të trajtojmë dhe kurojmë pacientë të ndryshëm me sëmundjet e mësipërme e sidomos me ata të diagnostikuar me Sklerose Multiple si edhe ALS (Sklerozë Laterale Amyotrofike), ku për fatin e tyre jo të mirë kanë qenë në stadin më të rëndë ku u janë dashur të trajtohen me Tracheostomie, PEG, Kateter urinar apo intervenime të tjera të domosdoshme.
Në këtë rast edhe për shkak të Tracheostomise si edhe të SM Pacienti nuk e kishte mundësinë e të folurit apo komunikimit me persona të tjerë, po ashtu ishte humbur dhe aftësia e lëvizjes së të gjithë trupit.
Të gjithë ne e dimë që komunikimi është nje element mjaft i rëndësishëm jo vetëm në përditshmëri, familje, por edhe në procesin infermieror. Duke qenë se infermieri është në kontakt të ngushtë e të përditshëm me Pacientin, roli ynë dhe përgjegjësia jonë është shumë e madhe dhe mjaft e rëndësishme. E sidomos tek këta pacientë ku edhe komunikimi verbal mungon tërësisht atëherë sfida jonë bëhet edhe më e madhe.
Për fatin e mirë teknologjia është zhvilluar me hapa të shpejtë jo vetëm në atë dixhitale komerciale por edhe atë mjekësore, e kur kanë për synim atë mjekësor aty përfitojnë apo kanë lehtësira të mëdha të gjitha palët (pacienti-infermieri-mjeku-familja- apo shërbime të tjera në ndihmë të pacientit).
E pikërisht tek ky rast jam ndeshur me nje aparat të quajtur Eyetracker, i cili mundëson komunikimin e këtyre pacientëve me anë të lëvizjeve të syrit. Tek ky aparat janë instaluar programe/ Aplikacione të ndryshëm ashtu si edhe nëpër telefonë apo kompjutera e ku ke mundësinë të shkruash apo komunikosh me persona afër ose larg teje. Duhet të them se ka modele të ndryshëm të këtij lloji e çmimet e tyre janë disi të lartë për vendin tonë, por duhet të them se nëse kërkojmë ndihmë tek organizata të ndryshme bamirësie apo ndihmuese patjetër mund të gjendet një zgjidhje.
Me të njëjtën metodë si me tastierën, ku ne përdorim duart për të shkruar, në këtë rast personi mund të shkruajë dhe të shprehë të gjitha ndjesitë/dëshirat apo shqetësimet që ka nëpërmjet lëvizjeve të syrit. Personalisht jam impresionuar shumë kur m‘u dha rasti ta shoh dhe vë në përdorim, e duke parë çfarë përfitimesh sjell tek pacienti e tek ne si staf mjekësor. Dhe këtë doja patjetër ta ndaja me ju.
E për ta përmbledhur atë se si mund të na ndihmojë ky aparat në procesin infermieror, kam përgatitur një Punim modest në lidhje me Komunikimin tek ky grup pacientësh për të gjithë ata kolegë që duan të kenë një informacion të vlefshëm nga dikush, i cili ka pasur të bëjë me pacientë të kësaj kategorie, të cilin po e paraqes më poshtë si vijon:
Te nderuar kolege duke qene se materiali i plote per arsye teknike te website nuk dilte mire i strukturuar sikurse e ka realizuar autorja, per te lexuar materialin na shkruani ne email: [email protected] dhe ne do jau dergojme te plote qe te mund ta lexoni.
Faleminderit per mirekuptimin!
Me respekt stafi i KSHI



















