Kujdesi i integruar në banesë, i quajtur më pas kujdesi shendetesor në banesë,është aktualisht një pikë themelore dhe në rritje eksponenciale në organizimin e kujdesit shëndetësor ne nivel global
Ai përfaqëson një arsye për një investim të madh pasi shtrimi në spital ka kosto dukshëm më të larta se kujdesi i ofruar në shtëpinë e pacientit.
Megjithatë, kujdesi i pacientit ne banese nuk është vetëm një burim kursimesh per sistemin shendetesor , por është gjithashtu një mjet për të ruajtur autonominë e individëve duke garantuar qëndrueshmërinë e tyre brenda njësisë familjare dhe vendbanimin e tyre gjatë procesit të trajtimit, me të gjitha përfitimet që sjell kjo për njerëzit. Janë pikërisht këto përfitime që sjell kujdesi në shtëpi, që i kanë shtyrë organizatat shëndetësore ndër vite të investojnë dhe trajnojnë profesionistë në kujdesin dhe rehabilitimin e integruar.Shqiperia tashme ka filluar trajnimin e personelit shendetesor per ofrimin e kujdesit ne banese te pacienteve. Ka shumë profesione që mund të përfshihen dhe në mënyrë të larmishme si mjeku, infermieri, fizioterapisti, punonjësi social etj. duke i dhënë secilit kontributin e vet specifik.
Prandaj, është vete sistemi shendetesor ai që garanton rrugët e kujdesit në shtëpi që përbëhen nga një grup i organizuar trajtimesh mjekësore, infermierore dhe rehabilituese për njerëzit me semundje terminale apo kronike dhe të brishtë, me patologji të vazhdueshme ose rezultatet e tyre, në mënyrë që:
Stabilizimi i kuadrit klinik te permiresoje cilësinë e jetës dhe përdorimi i aftësive të mbetura te pacientit ne menyre optimale.
Kujdesi në shtëpi është i integruar me asistencën sociale dhe shërbimet mbështetëse të familjes, që përgjithësisht ofrohen nga bashkia apo vendbanimi i personit. Nevoja për asistencë klinike dhe rehabilituese konstatohet nëpërmjet mjeteve të përshtatshme shumëprofesionale dhe shumëdimensionale të vlerësimit që lejojnë kujdesin e përgjithshëm për personin dhe përcaktimin e një programi të integruar të ndihmës individuale sociale dhe shëndetësore .
Kjo është e mundur falë ndërveprimit dhe punës ne ekip mes profesionistëve shëndetësorë (infermiere, mjekë, fizioterapistë) dhe figurave që i përkasin rrjetit social të pacientit, kujdestarëve.
Duke rishikuar shkurtimisht historinë e infermierisë, lindja e kujdesit në shtëpi mund të vendoset në shekullin e 19-të, kur Florence Nightingale, pionierja angleze e shkencës moderne të infermierisë, ndihmoi me pacientët kushte sociale te veshtira në shtëpi.
Çdo pacient tregon dobësitë e tij si human qe jemi, por ofrimi i kujdesit në shtëpi për njerëzit që janë të vetëdijshëm se kanë një patologji të pashërueshme ose duhet të jetojnë “të lidhur” me një makinë është diçka jashtëzakonisht delikate.
Për sa i përket autonomisë, në kujdesin në shtëpi infermierja eshte nje figure teper e rendesishme, është më e pavarur në menaxhimin e pacientit,pasi ajo planifikon,kujdeset dhe menaxhon kujdesin shendetesor ne banese,sigurisht ne nje skuader multidisiplinare,duke u kuptuar se planifikimi i të gjitha terapive medikamentoze është gjithmonë në varësi të figurës së mjekut.
Sherbimi ne banese i pacienteve te cilet e kane te pamundur aksesin ne qendra shendetore ose qe kane nevoje per kujdes te vazhdueshem, apo ne paciente qe kane nevoje per kujdes paliativ,ky sherbim jo vetem qe lehteson kujdesin per ta,rrit autonomine e pacientit dhe cilesine e jetes te tyre.
Hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në drejtim të shërbimeve të planifikuara të kujdesit në banesë.
Një hap i rëndësishëm strategjik i ndërmarrë në nivel kombëtar është ai i shkrirjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale në një institucion të vetëm; ky është një hap paraprak, por i rëndësishëm, për të lehtësuar/ mbështetur zhvillimin e shërbimeve të integruara mjekësore dhe sociale, me bazë terrenin, në banesë.
Ofrimi i shërbimeve në banesë është pjesë e Paketës Bazë të Shërbimeve, që duhet të ofrohen nga Qendrat Shëndetësore bazuar në një model të posaçëm/detajuar për dy kategori kryesore të personave në nevojë: gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-12 muajsh, dhe bazuar në një model më të përgjithshëm për pacientët që vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore që ua bën atyre të pamundur të shkojnë në Qendrat Shëndetësore.
Miratimi i fundit i Strategjisë për Zhvillimin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor për periudhën 2020-2025, mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm dhe fatsjellës, pasi ky dokument ofron një kuadër gjithëpërfshirës dhe logjik mbi mënyrën e pilotimit dhe zgjerimit të shërbimeve në banesë, nëpërmjet integrimit të tyre me komponentin social dhe alokimin e burimeve themelore (njerëzore dhe financiare) për këtë çështje.
Gjithashtu, janë përcaktuar edhe kriteret e pranueshmërisë; individët e pranueshëm janë ata të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme:
- persona të moshuar ose me aftësi të kufizuara, të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen për veten dhe që nuk mund të ndihmohen nga pjesëtarë të familjes ose një kujdestar;
- personat që kanë nevojë për një shërbim që nuk ofrohet në komunitetin ose zonën në të cilën jetojnë. Shërbimet që ofrohen përkufizohen si më poshtë: “Shërbimet me bazë familjen janë shërbime të kujdesit shoqëror që ofrohen në banesë ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara, për të cilët nuk është e mundur të marrin shërbime të përditshme komunitare ose rezidenciale, dhe të cilët nuk janë në gjendje të kujdesen për veten apo të ndihmohen nga pjesëtarë të familjes ose një kujdestar/asistent personal”. Shërbimet në banesë përfshijnë:
- shërbimet e rehabilitimit, zhvillimin, shërbimet psikologjike ose ato të këshillimit ligjor, sipas rastit;
- shpërndarjen e vakteve të përgatitura nëpër banesë;
- sigurimin e barnave, në varësi të recetës së mjekut ose shërbime të tjera me natyrë mjekësore;
- higjienën personale;
- përmbushjen e nevojave të tjera ditore, në varësi të vlerësimit të rasteve dhe sipas rastit. Ofrimi i kohëve të fundit i këtyre shërbimeve në aspektin e përgjegjësive shoqërore të Qeverisjes Vendore thekson nevojën për zhvillim të vazhdueshëm të planeve të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe ndjekjen e nevojave shoqërore të përfituesve të mundshëm.
Bibliografia:
Masella C, Garavaglia G, Borghi G, Castelli A, Radaelli G, Peruselli C. Implementation of a Hospital-Based Home Palliative Care at regional level: a quantitative study of the Ospedalizzazione Domiciliare Cure Palliative Oncologiche program in Lombardy. Palliat Med. 2015 Mar;29(3):241-8. doi: 10.1177/0269216314558156. Epub 2014 Dec 18. PMID: 25524959.
Rocchetti L, Tenni C. Un esempio di priorità di ricerca nei servizi di cure palliative [Priorities for research in palliative care services]. Assist Inferm Ric. 2004 Apr-Jun;23(2):82-5. Italian. PMID: 15315073.
Punoi: Msc Benarda Agolli
Msc Klajdi Belishta