• Rreth Nesh
  • Kontakt
Kerkimi Shkencor ne Infermieri - KSHI
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
    • All
    • Guideline
    • Manipulime
    • Studime
    Mjekësia Tradicionale dhe Plotësuese në Lindje

    Mjekësia Tradicionale dhe Plotësuese në Lindje

    Depresioni Postpartum

    Depresioni Postpartum

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
    Shtatezania nje proces fiziologjik, i shoqeruar ose jo me ushtrime

    Shtatezania nje proces fiziologjik, i shoqeruar ose jo me ushtrime

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    Lenia e Duhanit

    Lenia e Duhanit

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

  • Krijimtari
    Zëri im – Krijim letrar

    Zëri im – Krijim letrar

    Dritarja e emocioneve

    Dritarja e emocioneve

    Kutia e shpresës

    Kutia e shpresës

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

  • GaleriaE RE
    • KONFERENCA E KATËRT SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
    • All
    • Guideline
    • Manipulime
    • Studime
    Mjekësia Tradicionale dhe Plotësuese në Lindje

    Mjekësia Tradicionale dhe Plotësuese në Lindje

    Depresioni Postpartum

    Depresioni Postpartum

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR: NJË STUDIM VËZHGUES

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

    KUJDESIT SHPIRTËROR NË KONTEKSTIN SHQIPTAR

  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
    Shtatezania nje proces fiziologjik, i shoqeruar ose jo me ushtrime

    Shtatezania nje proces fiziologjik, i shoqeruar ose jo me ushtrime

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    TETORI ROZE. “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.

    Lenia e Duhanit

    Lenia e Duhanit

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

    A duhet te dezinfektohet lekura me alkool para aplikimit te Insulines?

  • Krijimtari
    Zëri im – Krijim letrar

    Zëri im – Krijim letrar

    Dritarja e emocioneve

    Dritarja e emocioneve

    Kutia e shpresës

    Kutia e shpresës

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

    Infermieri, profesioni më etik dhe human

  • GaleriaE RE
    • KONFERENCA E KATËRT SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime
No Result
View All Result
Kerkimi Shkencor ne Infermieri - KSHI
No Result
View All Result

Mjekësia Tradicionale dhe Plotësuese në Lindje

Manipulimet dhe ndihma në këtë proces jetësor.

by Klajdi Belishta
April 6, 2026
in Materiale Shkencore
Mjekësia Tradicionale dhe Plotësuese në Lindje
0
SHARES
37
VIEWS
Shpërndaje në FacebookDërgo në WhatsAppGjenero QR Code

Lindja është një nga përvojat unike me të cilat gratë mund të përballen gjatë jetës së tyre. Përveçse është një proces natyral, fiziologjik dhe që sjell lumturi, ajo mund të perceptohet nga gratë edhe si një proces që shkakton frikë dhe ankth. Për shkak të rritjes së ndërhyrjeve mjekësore, gratë mund të bëhen më pasive gjatë lindjes dhe ankthi i tyre mund të rritet.

Për të mundësuar që gratë të përjetojnë një lindje pa dhimbje dhe më të lehtë, janë provuar shumë metoda, por nuk ekziston një metodë e vetme për lehtësimin e dhimbjes që preferohet apo përdoret nga të gjitha gratë. Për këtë arsye, gjatë lindjes, praktikat e Mjekësisë Tradicionale dhe Plotësuese (MTP), të cilat u mundësojnë grave shtatzëna të menaxhojnë në mënyrë efektive dhimbjen, të marrin pjesë aktive në lindje dhe nuk kanë efekte anësore, janë bërë një alternativë për gratë.

Është raportuar se metodat e Mjekësisë Tradicionale dhe Plotësuese (MTP) të përdorura gjatë procesit të lindjes kanë efekte pozitive si ulja e dhimbjes dhe ankthit tek gratë, përshpejtimi i procesit të lindjes dhe relaksimi i gruas. Krahasuar me ndërhyrjet mjekësore, fakti që kanë më pak efekte anësore dhe ndikojnë pozitivisht në lidhjen nënë–foshnjë janë disa nga arsyet që e bëjnë më të lehtë zgjedhjen e metodave MTP  gjatë lindjes.

Qendra Kombëtare për Mjekësinë Plotësuese dhe Integruese (National Center for Complementary and Integrative Health) i ka klasifikuar metodat e MTP në pesë grupe: praktikat e bazuara në mendje–trup, praktikat manipulative dhe të bazuara në trup, sistemet mjekësore alternative, praktikat e bazuara në energji dhe praktikat e bazuara në biologji.

 

1.Praktikat e bazuara në mendje–trup

Muzika

Terapia me muzikë është një metodë jofarmakologjike, e lehtë për t’u zbatuar dhe pa efekte anësore, e cila përdoret për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin emocional, shpirtëror, mendor dhe fizik.Në literaturën e mamisë, gjatë njëzet viteve të fundit është vërejtur se dëgjimi i muzikës gjatë lindjes, veçanërisht në uljen e dhimbjes dhe uljen e nivelit të stresit, ka qenë efektiv dhe po përdoret gjithnjë e më shumë. Muzika e përdorur në terapi duhet të jetë relaksuese, qetësuese dhe të rrisë gjallërinë emocionale.

 

Terapia e Frymëmarrjes

Terapia e frymëmarrjes është një praktikë trup–mendje që përdoret për të ulur stresin dhe për të relaksuar mendjen. Kontrollimi i frymëmarrjes ndihmon në ruajtjen e qetësisë, mundëson pjesëmarrjen aktive të gruas shtatzënë gjatë lindjes dhe zhvillon vetëdijen e brendshme të trupit të saj.

Ndërsa lindja përparon dhe kontraksionet bëhen më intensive, përdorimi i teknikave të veçanta të frymëmarrjes është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e lindjes. Frymëmarrja e fokusuar mund të ngadalësojë transmetimin e sinjaleve të dhimbjes në tru dhe të stimulojë lirimin e endorfinave, hormonë natyralë që veprojnë si analgjezikë, duke ndihmuar gruan të marrë një rol aktiv gjatë lindjes dhe ta përjetojë atë si një eksperiencë pozitive.

Terapia e frymëmarrjes gjatë lindjes ndihmon në drejtpërdrejt fokusin e gruas larg dhimbjes, rrit pragun e dhimbjes dhe favorizon relaksimin. Për më tepër, përmirëson qarkullimin utero-placentar dhe redukton perceptimin e dhimbjes gjatë lindjes.

Studimet tregojnë se:

  • Frymëmarrja e thellë dhe përdorimi i teknikave të frymëmarrjes përshpejtojnë fazën e dytë të lindjes dhe reduktojnë perceptimin e dhimbjes gjatë lindjes.
  • Gratë kanë deklaruar se gjatë lindjes preferojnë më së shumti të përdorin ushtrimet e frymëmarrjes nga metodat e MTP.
  • Te gratë tek të cilat u aplikua terapia e frymëmarrjes gjatë fazës latente, janë konstatuar nivele më të ulëta ankthi.
  • Terapia e frymëmarrjes është një metodë plotësuese efektive për të shkurtuar kohëzgjatjen e fazës së dytë të lindjes.

Aplikime Manipulative dhe të Bazuara në Trup

Aromaterapia

Aromaterapia është një nga praktikat e MTP dhe bazohet në përdorimin terapeutik të vajrave esencialë (të paqëndrueshëm) të përftuar nga bimët. Këto vajra mund të aplikohen në forma të ndryshme si masazh, inhalim, banjë këmbësh, djegie aromatike, banjë ulëse dhe kompresa.

Në lindje, aromaterapia përdoret më shpesh duke aplikuar vajra esencialë si livando, trëndafil, sherebelë dhe neroli në lëkurën e gruas shtatzënë gjatë procesit të lindjes ose nëpërmjet inhalimit. Është e njohur se përdorimi i vajit të livandos me inhalim gjatë fazës së dytë të lindjes forcon kontraksionet dhe zvogëlon ndjenjën e panikut, ndërsa vaji i mentës rekomandohet pasi jep ndjesi fuqie.

Në një studim të realizuar nga Heidari-Fard dhe shokët e tij, u konstatua se përdorimi i ekstraktit të kamomilit tek gratë primipare gjatë fazës së parë të lindjes nuk kishte ndikim në numrin dhe kohëzgjatjen e kontraksioneve, por në hapje cervikale 5–7 cm reduktonte intensitetin e kontraksioneve. Gjithashtu, rrit nivelin e kënaqësisë ndaj procesit të lindjes.

Në një studim tjetër të zhvilluar në Iran me gra nullipare në një maternitet, u vlerësua efekti i aromaterapisë me rosa damascena (trëndafili i Ispartës) në dhimbje dhe ankth gjatë fazës së parë të lindjes. Grupit eksperimental iu dha ekstrakti i kësaj bimë dhe rezultatet treguan se niveli i dhimbjes dhe ankthit ishte dukshëm më i ulët në grupin eksperimental në çdo matje.

Në një studim me gra primipare me rrezik të ulët që kryenin lindje vaginale, të dy grupet morën kujdes obstetrik standard, ndërsa grupit të aromaterapisë iu ofrua mundësia të zgjidhte një nga vajrat aromatikë (livando, trëndafil, jasemin) gjatë fazës së parë të lindjes. U vu re se në këtë grup, dhimbja gjatë fazës latente dhe fazës së hershme aktive ishte dukshëm më e ulët, ndërsa në fazën aktive të vonë dhe në rezultatet e tjera perinatale nuk u gjetën dallime të rëndësishme.

Një meta-analizë që përfshinte 17 studime të kontrolluara tregoi se aromaterapia ul dhimbjen gjatë fazës së tranzicionit, si dhe shkurton kohëzgjatjen e fazës aktive dhe fazës së tretë të lindjes. Gjithashtu, u raportua se përdorimi i aromaterapisë gjatë lindjes është një metodë e sigurt për nënat, megjithatë nevojiten studime më të mëdha dhe më të mirë-dizajnuara për të mbështetur më tej këto gjetje.

 

Masazhi

Masazhi përkufizohet si një manipulim mekanik që aplikohet mbi indet e buta të trupit përmes presionit ritmik dhe lëvizjeve të ledhatimit. Efekti i masazhit mbi dhimbjen e lindjes shpjegohet me Teorinë e Kontrollit të Portës(TKP ). Sipas kësaj teorie, masazhi mund të ndihmojë në “mbylljen e portës” së dhimbjes duke stimuluar fibrat e mëdha nervore, të cilat ndryshojnë perceptimin e dhimbjes dhe pengojnë transmetimin e stimujve të dëmshëm. Falë stimulit mekanik që krijohet nga kontakti në sipërfaqen e trupit, masazhi ushtron një efekt neurologjik dhe mund të bllokojë sinjalet e dhimbshme bazuar në TKP. Në këtë mënyrë, ai përshpejton çlirimin e endorfinave dhe ndihmon në uljen e dhimbjes. Gjithashtu, duke siguruar relaksim, duke bllokuar përçimin ndijor në rrugët e dhimbjes, si dhe duke rritur qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e indeve, masazhi kontribuon në lehtësimin e dhimbjes.

Masazhi është efektiv në menaxhimin e dhimbjes së lindjes, në uljen e ankthit dhe në perceptimin pozitiv të përvojës së lindjes.

Në obstetrikë ekzistojnë shumë teknika të ndryshme masazhi që mund të aplikohen në zona të ndryshme të trupit. Këto përfshijnë: masazhin e këmbëve, masazhin sakral, masazhin e pjesës së poshtme të shpinës, masazhin e pjesës së sipërme të shpinës dhe masazhin abdominal, të cilat aplikohen në pika të caktuara.

Masazhi i Këmbëve

Masazhi i këmbëve është një metodë që përdoret shpesh në menaxhimin e dhimbjes, pasi mund të aplikohet lehtësisht dhe shpejt, pa ndikuar në pozicionin e gruas shtatzënë. Në literaturë theksohet se për lehtësimin e dhimbjes së lindjes, masazhi i këmbëve aplikohet zakonisht për 10–20 minuta gjatë fazës së parë të lindjes.

Në një studim të realizuar nga Şanlı, gjatë fazës së parë të lindjes kur hapja cervikale ishte 4–5 cm, 6–7 cm dhe 8–9 cm, u aplikua masazh në secilën këmbë për nga 10 minuta (gjithsej 20 minuta). Rezultatet treguan se masazhi i këmbëve është efektiv në reduktimin e dhimbjes së lindjes.

Masazhi Sakral dhe i Shpinës

Masazhi sakral është një metodë efektive për lehtësimin e dhimbjes së lindjes. Ndërsa masazhi i shpinës, kur aplikohet në pjesën e poshtme uterusi-zona ku ndodhet kalimi i impulseve të dhimbjes midis palcës kurrizore (medulla spinalis) dhe uterusi-ndihmon në uljen e perceptimit të dhimbjes gjatë lindjes. Masazhi sakral dhe ai i shpinës mund të aplikohen si gjatë kontraksioneve ashtu edhe midis tyre. Gjatë aplikimit, nëna mund të jetë në pozicion ulur, në këmbë ose e shtrirë në anën e majtë. Në kockën trekëndore në qendër të shtyllës kurrizore (sakrum), masazhi kryhet me pëllëmbën e dorës duke bërë lëvizje të ngadalta, ritmike dhe rrethore. Nëse përdoret dora e djathtë, lëvizjet bëhen në drejtim të akrepave të orës; nëse përdoret dora e majtë, në drejtim të kundërt. Me dorën tjetër mund të mbahet mbështetje në ijë ose në shpatullën e gruas shtatzënë.

Në një studim të realizuar nga Çevik dhe Karaduman, grave shtatzëna iu aplikua masazh sakral për 30 minuta gjatë fazës së parë të lindjes në hapje cervikale 3–4 cm, 5–7 cm dhe 8–10 cm. Rezultatet treguan se masazhi sakral redukton dhimbjen e lindjes, ul nivelin e ankthit dhe stresit, rrit kënaqësinë ndaj përvojës së lindjes dhe nuk shkakton efekte anësore fetale.

Në një studim tjetër, masazhi i pjesës së poshtme të shpinës u aplikua gjatë fillimit të kontraksioneve në fazat latente, aktive dhe në fund të fazës aktive të lindjes. U konstatua se ky lloj masazhi është efektiv në lehtësimin e dhimbjes së lindjes dhe në rritjen e kënaqësisë së grave nga përvoja e lindjes.

 

Masazhi Abdominal

Masazhi abdominal është një teknikë që aplikohet në zonën e barkut midis kontraksioneve, duke përdorur lëvizje rrethore në drejtim të akrepave të orës. Ky lloj masazhi konsiderohet një metodë e thjeshtë, që nuk kërkon pajisje të komplikuara dhe mund të jetë efektive në reduktimin e dhimbjes, si dhe në rritjen e kënaqësisë së grave shtatzëna ndaj përvojës së lindjes. Në një studim të realizuar nga Sheoran dhe Panchal, tek gratë nullipare gjatë fazës aktive të fazës së parë të lindjes, masazhi abdominal u aplikua tre herë: herën e parë pas ekzaminimit të parë vaginal, herën e dytë pas 2 orësh dhe herën e tretë 2 orë pas aplikimit të dytë. Çdo seancë zgjati 30 minuta. Rezultatet treguan se masazhi abdominal është efektiv në uljen e intensitetit të dhimbjes gjatë fazës aktive të lindjes, por nuk ka treguar efekt të rëndësishëm në dhimbjet në fund të kësaj faze.

 

Hidroterapia

Që nga kohët e lashta, futja në ujë të vakët ka qenë një metodë e zakonshme kur ndihet parehati. Hyrja e gruas shtatzënë në ujë deri në nivelin që mbulon barkun mund të përdoret për të ulur dhimbjet e lindjes, për të siguruar relaksim dhe për të përshpejtuar procesin e lindjes. Si rezultat i uljes së ndjesisë së peshës në ujë dhe shpërndarjes homogjene të presionit në trup, uji zvogëlon energjinë e harxhuar dhe mbështet nënën. Temperatura e ujit afër temperaturës së trupit të gruas (36–37°C) rrit çlirimin e endorfinave dhe ndihmon në relaksimin e saj. Kështu, çlirimi i adrenalinës dhe noradrenalinës si dhe tensioni zvogëlohen, ndërsa oksitocina fillon të sekretohet në mënyrë më të rregullt.

Në një studim të randomizuar të kontrolluar nga Güneş dhe Vural, është raportuar se hidroterapia e aplikuar tek gratë në lindje është efektive në uljen e dhimbjes së perceptuar gjatë fazës aktive dhe fazës së tranzicionit, në rritjen e kënaqësisë nga lindja dhe në uljen e nivelit të ankthit. Gjithashtu është theksuar se komoditeti fizik dhe i përgjithshëm gjatë lindjes ka një lidhje të moderuar me nivelin e ankthit.

Në një studim tjetër, tek gratë që iu aplikua hidroterapia gjatë fazës aktive të lindjes, në dilatim prej 5 cm, rezultoi se niveli i dhimbjes ishte dukshëm më i ulët. Një studim tjetër gjithashtu ka treguar se hidroterapia e aplikuar gjatë fazës aktive të lindjes është efektive në uljen e dhimbjes, shkurtimin e kohëzgjatjes së lindjes, përmirësimin e shëndetit të nënës dhe të porsalindurit, si dhe në zhvillimin e një përvoje pozitive të lindjes.

Përfundimi

Në këtë përmbledhje tradicionale të përgatitur në përputhje me literaturën bashkëkohore, është konstatuar se për uljen e dhimbjes së lindjes dhe nivelit të ankthit përdoren shpesh metoda si muzika, masazhi, terapia e frymëmarrjes, aromaterapia dhe prekja terapeutike. Për përshpejtimin e kohëzgjatjes së lindjes përdoren, terapia e frymëmarrjes. Ndërsa për rritjen e kënaqësisë nga lindja dhe për relaksim, zakonisht përdoren metoda si aromaterapia, masazhi.

Mamitë, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e shëndetit dhe janë anëtare kyçe të ekipit shëndetësor, kanë ndër përgjegjësitë më të rëndësishme menaxhimin efektiv të dhimbjes së lindjes dhe ndihmën në zbatimin e metodave alternative. Për këtë arsye, metodat jo-farmakologjike dhe mbështetëse të përdorura për reduktimin e dhimbjes janë pjesë e praktikave që mamitë realizojnë në përputhje me rolet e tyre të pavarura.

Në këtë drejtim, përfshirja e praktikave  MTP në kurrikulat universitare të mamisë dhe organizimi i trajnimeve në shërbim do të ndihmojnë në rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të mamive lidhur me këto metoda. Mamitë duhet të kenë njohuri të mjaftueshme për metodat MTP, t’i përfshijnë ato në praktikën e tyre dhe të ofrojnë këshillim për gruan dhe familjen e saj në lidhje me këto metoda.

Gjithashtu, në vendin tonë duhet të krijohen mundësi që rregulloret ligjore t’u japin mamive autorizimin për të zbatuar këto praktika dhe për të ushtruar rolet e tyre të pavarura. Mamitë që punojnë ngushtë me gratë shtatzëna mund të luajnë rol udhëheqës në përcaktimin e perceptimeve të grave ndaj praktikave MTP dhe në vlerësimin e përdorimit të tyre, si dhe në planifikimin e integrimit më të gjerë të këtyre trajtimeve në politikat shëndetësore në të ardhmen.

 

BIBLIOGRAFIA:

  1. Topçu İ, Dişsiz M. Doğum eyleminde kullanılan manipülatif ve beden temelli tamamlayıcı-alternatif yöntemler. Hemşirelik Bilimi Dergisi 2018;1(2):33-37.
  2. Yalcin E, Özbaşaran F. Nefes Terapisinin Genel Sağlık Ve Kadın Sağlığı Üzerine Ekileri. İstanbul Sabahattin Zaim Üniversitesi Fen Bilimleri Enstitüsü Dergisi 2021;3(2):106-111.
  3. Kılıç A, Gürkan OC. Gebelik, doğum ve doğum sonrası dönemde müzik terapinin kanıt temelli kullanımı. KTO Karatay Üniversitesi Sağlık Bilimleri Dergisi 2021;2(1):47-60.
  4. McCaffrey T, et al. The role and outcomes of music listening for women in childbirth: An integrative review. Midwifery 2020;83:102627.
  5. Çamlıbel M. Vajinal Doğum Yapan Kadınların Gebelikte ve Doğumda Kullandıkları Tamamlayıcı, Geleneksel ve Manevi Uygulamalar. Mersin Üniversitesi Tıp Fakültesi Lokman Hekim Tıp Tarihi ve Folklorik Tıp Dergisi 2023;13(1):125-132.
  6. Zor M, Küçükkelepçe DŞ, Gölbaşı Z. Türkiye’de aromaterapinin etkisine yönelik yapılan hemşirelik tezlerinin incelenmesi. Turkish Journal of Clinics and Laboratory 2021;12(1):77-94.
  7. Ergin AB, Mallı P. Doğumda kullanılan aromaterapiler: sistematik derleme. Kocaeli Üniversitesi Sağlık Bilimleri Dergisi 2019;5(2):72-80.
  8. Durmuş A, Yıldız H. Doğum Ağrısının Giderilmesinde Masaj Uygulaması ve Etkileri. Geleneksel ve Tamamlayıcı Tıp Dergisi 2021;4(2):284-291.
  9. Erdogan SU, Yanikkerem E, Goker A. Effects of low back massage on perceived birth pain and satisfaction. Complementary therapies in clinical practice 2017;28:169-175.
  10. Öztaş HG, Gökbulut N, Akca EI. The Effects of Sacral Massage and Music Therapy Applied to Primaparous Women in Labor on Labor Pain, Postpartum Comfort, and Posttraumatic Growth: A Randomized Controlled Trial. International Journal of Traditional and Complementary Medicine Research 2023;4(2):38-49.
  11. Güneş M, Vural PI. Travayda gebelere uygulanan hidroterapinin doğum endişesi ve konfor düzeyine etkisi: Randomize kontrollü bir çalışma. Yobü Sağlık Bilimleri Fakültesi Dergisi 2022;3(1):36-45.
  12. Aksakal SE, et al. The effect of hydrotherapy applied during the active phase of labor on postpartum depression: A Case-Control Study. Journal of Clinical Obstetrics&Gynecology 2022;32(4):120-126.
  13. Pınar SE, Demirel G. The effect of therapeutic touch on labour pain, anxiety and childbirth attitude: A randomized controlled trial. European Journal of Integrative Medicine 2021;41:101255.
  14. Jamshidi F, Hesami ZA, Ghanbari M. A systematic review of a type of therapeutic methods for reducing pain and progress in childbirth in Iran. Egyptian Academic Journal of Biological Sciences, E. Medical Entomology&Parasitology 2018;10(1):37-61.
  15. Peprah P, et al. Complementary and alternative medicine in midwifery: a qualitative exploration of perceptions and utilisation of CAM among trained midwives in rural Ghana. Evidence Based Midwifery 2017;15(4):135-142.

Punoi: Anxhela Byku

Redaktues Shkencor: Msc Erald Cocka, Phd Aurora Kokici, Msc Klajdi Belishta

Tags: Mjekesi Tradicionale
Previous Post

Shtatezania nje proces fiziologjik, i shoqeruar ose jo me ushtrime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kerkimi Shkencor ne Infermieri – KSHI

Kerkimi Shkencor ne Infermieri eshte nje nga sfidat me te medha te infermierise, sidomos ne vendin tone. Qellimi I ketij bordi eshte njohja me keto sfida, evolucioni i profeionit te infermierit dhe ofrimi I materieleve studimoro-shkencore per keto profesioniste.

KATEGORITË

  • Guideline
  • Këshilla Mjekësore
  • Konferenca
  • Krijimtari
  • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Manipulime
  • Materiale Shkencore
  • Njoftime
  • Studime
  • Uncategorized

KONFERENCA

Konferenca e Katërt Shkencore e KSHI

by Klajdi Belishta
December 18, 2025
83

Konferenca e 4-t Shkencore e organizuar nga Kërkimi Shkencor ne Infermieri(KSHI) u zhvillua në datën 14 Dhjetor 2025 në ambjetet...

Kshi konferenca 3

Konferenca e Tretë Shkencore Ndërkombëtare

by USyd6750asd987_
December 27, 2024
158

Më 1 dhjetor 2024, Tirana u bë epiqendra e shkëmbimit të dijes dhe eksperiencës profesionale në fushën e infermieristikës, duke...

  • Rreth Nesh
  • Bordi i KSHI
  • Kontakt
  • Privatësia & Cookies

© 2023 KSHI - Kërkimi Shkencor në Infermieri

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Materiale Shkencore
  • Edukimi në vazhdim
    • Konferenca
    • Kurse Profesionale & Trajnime
  • Këshilla Mjekësore
  • Krijimtari
  • Galeria
    • KONFERENCA E KATËRT SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E TRETË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E DYTË SHKENCORE E KSHI
    • KONFERENCA E PARË SHKENCORE E KSHI
  • Njoftime

© 2023 KSHI - Kërkimi Shkencor në Infermieri