TETORI ROZË
Organizimi i radhës i KSHI ishte në datë 25 TETOR ( 19:00-20:30).
Një WORKSHOP Online në bashëpunim me ASISTENTE dhe STUDENTE të UFAGJ
( Universitetit Fehmi Agani Gjakovë) që u realizua në platformën ZOOM.
Ky bashkëpunim erdhi si ide e kryetarit të KSHI Erald Çoçka dhe pedagogut në universitetin “Fehmi Agani” Muhamet Kadrija.
Organizimi u realizua në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të cilit i kushtohet ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
WORKSHOP-i online me temë : “Masat parandaluese te kancerit dhe teknikat diagnostifikuese”.
Prezantuese: Adelajda Belba ( Presidente e Grupit Studentor në KSHI);
Gloria Bengaj ( Kordinatore e Grupit Studentor në KSHI).
Referues: Erald Çoçka (Drejtuesi i KSHI);
Klaidi Belishta ( Koordinator i KSHI):
Rajmonda Lalaj (Pedagoge, anëtare e BSH pranë KSHI);
Benarda Agolli ( Anëtare e BSH pranë KSHI);
Aurora Kokici ( Pedagoge Itali, anëtare e BSH pranë KSHI);
Muhamet Kadrija ( Pedagog, anëtarë i BSH pranë KSHI).
Pjesëmarrësit në WORKSHOP: Studentet e shkencave mjekësore të UFAGJ.
Organizimi filloi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të KSHI Erald Çoçka.
Rajmonda Lala referoi “ Koncepte për Kancerin e Gjirit”.
Për “Statistikat dhe shifrat koherente për femrat e prekura nga kanceri i gjirit” diskutoi Benarda Agolli.
Muhamed Kadrija referoi për “Kancerin e Gjirit ndikuar dhe nga pandemia e Covit 19”, gjithashtu “Shkaqet dhe faktorët e riskut të kancerit të gjirit”.
Klajdi Belishta referoi për “Metodat Depistuese”.
Mbylljen e referimeve e bëri Aurora Kokici me “Mamografinë dhe përgjegjësinë e infermierit gjatë kryerjes së mamografisë”.
Pas mbylljes së referimeve Adelajda Belba hapi sesionin e pyetjeve/diskutim.
Në sesionin e pyetje/diskutim u perfshinë referues, prezantues dhe pjesëmarrës.
Referues:
- Muhamet Kadrija
- Klajdi Belishta
- Aurora Kokici
Prezantues:
- Adelajda Belba
Pjesëmarrës:
- Lirigzon Goqaj (Përfaqësues i Parlamentit Studentor)
Diskutimi u përqendua në ndërgjegjësimin e të rinjve dhe ndarjen e eksperiencave të ndyshme nga Kosova, Shqipëria dhe Italia.
Organizimi u mbyll me një fjalë përshëndetëse nga Lirigzon Goqaj (Përfaqësues i Parlamentit Studentor) dhe falenderime nga Adelajda Belba.