Zëri im
Një perde më kish mbuluar pamjen e shtratit pranë, nuk e di kush dergjej aty. Se sa vetë ndodheshin pranë tij, as këtë nuk e di.
Vinte era boshllëk e frikë.
Mundja të dëgjoja vetëm një zë, të ëmbël, të butë, e mbrojtës. Në të përcilleshin nota vendosmërie. Ish zëri i infermieres së pavionit, mund tia dalloja edhe milje larg.
Momentet tona si pacientë kanë nevojë për një zë, i cili mund tiu japë jetë mendimeve e emocioneve.Një zë që të thërrasë “Ne jemi ende këtu”. Një zë që të na kuptojë, e ti bëjë të tjerët të kuptojnë. Një zë që I përshkruan ndjeshëm e trondit hekurudhën e jetës.
Tabloja natyrës njerëzore që përjashtoi emocionet, u shfaq e u shua njëjtë si vegimi.
Është stuhia e ndjenjave ajo që i jep shije dhe aromë intelektit. Thyen qelqet e melankolisë e merr emrin Infermier.
Dic kam dëgjuar. Kur zgjuarsia kthehet në marrëzi. Por joo, të mbrosh të drejtat e pacientit nuk është marrëzi, të zbirosh për komfortin e tij nuk është marrëzi. Marrëzi është kur të heshtin sytë, veshët, duart e zëri.
Zëri i infermierit …. Zëri im
Punoi:Adelajda Belba